TITULLI I PROJEKTIT:

Zhvillimi i Agro-turizmit dhe Shërbimeve të Biznesit në Zonat Rurale

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

LOKACIONI:

Pejë / Kosovë

SEKTORI:

Bujqësi

KOHËZGJATJA:

1 Shkurt 2020 – 31 Janar 2022

VLERA:

Gjithsej: 323,160 euro; Kontributi i BE-së (60%)

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: Agroferma si biznes, stafi i punësuar, staf i ri, kompani ndërtimi etj. Përfituesit fundorë: fermerët ruralë, tregtarët e inputeve, etj.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi kryesor i këtij Veprimi është zhvillimi i agroturizmit në zonat rurale përmes zbatimit të modeleve unike dhe të qëndrueshme të biznesit, bazuar në vlerat natyrore, kulturore dhe tradicionale, duke u diversifikuar nga aktivitetet tradicionale të bujqësisë.

AKTIVITETET:

- Ndërtimi i (4) staneve me dy kate, për shërbim akomodimi e mëngjesi dhe pajisja e tyre me inventar; - Blerja e inventarit për bio-restorantet tradicionale: përfshihet furnizimi me inventar dhe pajisje të kuzhinës; - Ndërtimi i rançit për kuaj për kalërim (22 m2); - Ndërtimi i fermës së dhive duke përfshirë investimin në dhomën e qumështit, blerja e 20 dhive; - Ndërtimi i fermës së deleve, përfshirë investimin në dhomën e qumështit (sigurimi i 20 deleve); - Kopsht për perime organike (serë), pajisje bletarie për përpunimin dhe prodhimin e mjaltit, si dhe blerja e pajisjeve nga ferma në tryezë, kryesisht produkte blegtorale dhe shërbime të prokurimit nga burimet e ekspertëve ISO 22000 (HACCP); - Ndërtimi i Zip Line dhe parkut të avanturave për Lojërat me Adrenalinë - aplikimi i standardeve të sigurisë në përputhje me standardet ndërkombëtare; - Zhvillimi i marketingut dhe brendit të produkteve dhe reklamimi i produkteve përmes një plani gjithëpërfshirës të marketingut dhe fushatës së reklamimit të produkteve; - Studimi i fizibilitetit për konceptin e zhvillimit të lojërave të parkut të avanturave (kompani ndërkombëtare), Studim fizibiliteti për konceptin e zhvillimit të Zip Line (kompani lokale); - Blerja e kuajve, deleve dhe dhive; - Shfrytëzimi i energjisë së ripërtërishme;

REZULTATET:

-Rritja e numrit me 10.000 turistë në vit duke përdorur shërbime për restorante dhe lojëra avanturash; - 0.4 Milion Euro - Të ardhurat e parashikuara nga shitja e produkteve dhe shërbimeve në 10 vitet e ardhshme