TITULLI I PROJEKTIT:

Investimet në objektet e reja të fermave të bylmetit, teknologji të re për mjeljen, ruajtjen dhe përpunimin e qumështit sipas praktikave më të mira të fermës

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

VENDI:

Gjurakovc, Istog, Pejë

SEKTORI:

Bujqësi

KOHËZGJATJA:

24 muaj (02/01/2020 – 07/31/2022)

VLERA:

Gjithsej: 261,947.54€ ; Kontributi i BE-së (65%):

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: Kompania Agrojeta LS, stafi aktual i punësuar, punonjës të rinj, 25 prodhues vendorë të qumështit; Përfituesit përfundimtarë: bizneset, restorantet në Istog, Klinë, Pejë, konsumatorët, banorët, përmirësimi i ambientit, etj.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi i kompanisë është të përmirësojë performancën e fermës në prodhimin e qumështit dhe djathit sipas standardeve më të mira të mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjes së mjedisit.

AKTIVITETET:

Investimi i parashikuar me këtë Veprim: -Stallë e re për të paktën 30 lopë qumështore (100% kapacitet shtesë), me mirëqenie të kafshëve, 300m2 hapësirë e lirë, lartësi 3m (unazat e kokave, shtresa gome, brusha, kova për ujë, hapësirë të veçantë për viçat, ventilimi, plehu etj.); - Objekt i ri i ruajtjes së ushqimit për 60 lopë qumështore -180 m2 (900m3 hapësirë); - Sistem inovativ i mjeljes 1*4 lopë qumështore, me proces pastrimi CIP; - Rritet kapaciteti i ruajtjes së qumështit për 2500L/ditë; blerje e 3 depozitave ftohëse të qumështit (2 copë * 500L dhe 1 copë*1500L) dhe 1 Lacto-scan për qumësht; - Traktor i ri 100 HP me performanca më të mira dhe mbrojtje të mjedisit, pa pajisje përcjellëse; - Ndërtimi i objektit të ri për linjën e prodhimit në fermë -280m2; - Në linjën e prodhimit të djathit në fermë për përpunimin e qumështit 500L/ditë; - 10 punëtorë të rinj, prej tyre 5 gra; - Instalimi i sistemit elektrik diellor 20KW;

REZULTATET:

- Rritja e prodhimit të qumështit me 100% ose 300,000 Litra/vit; - Rritja e kapacitetit të grumbullimit të qumështit me 70%, ose 7000L/ditë, - Rritja e prodhimit të djathit me 250% përmes përpunimit të 500 Litra/ditë qumësht të përpunuar në djathë; - 10 punëtorë të rinj,