TITULLI I PROJEKTIT:
Zgjerimi në tregje ndërkombëtare duke përmirësuar cilësinë e verës
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.
VENDI:
Rahovec, Gjakovë
SEKTORI:
Bujqësi
KOHËZGJATJA:
24 muaj (02/01/2020 – 01/31/2022)
VLERA:
Gjithsej: 794,849.92€ ;Kontributi i BE-së (50.32%):
PËRFITUESIT:
Grupi i shënjestruar: Pronarët e “Bodrumi Vjeter”, stafi aktual, 8 punonjës të rinj, kompani ndërtimi, 25 fermerë të kontraktuar nga veraria - integrim horizontal; Përfitues fundorë: Konsumatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, tregtarët e inputeve, mjedis më i mirë për banorët e zonave rurale etj.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Me këtë investim, kompania synon rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së prodhimit të verës, rritjen e kapaciteteve të depozitimit, fuqizimin e grave dhe zvogëlimin e ndikimeve negativ mjedisore. Për të rritur kapacitetin prodhues, të depozitimit dhe cilësinë e verës, Veprimi mëton të modernizojë kantinën e verës dhe të hapë 8 vende të reja pune për komunitetin lokal, derisa bashkëpunohet me 25 fermerë të rinj. Veprimi do t’i dedikohet zgjerimit në tregun ndërkombëtar duke përmirësuar cilësinë e verës. Ky Veprim do të fokusohet më shumë në verën e bardhë, si dhe verën e bardhë premium të posaçme. Rrushi do të kontrollohet dhe ndahet me makineri speciale që mundëson vetëm rrushin e klasit të parë të përdoret për prodhim të verës së bardhë, duke krijuar shije unike me cilësi të lartë.
AKTIVITETET:
- Ndërtimi i një njësie të standardizuar të depozitimit të verës; - Ndërtimi i një muri mbrojtës të jashtëm për depozitimin e verës; - Instalimi i sistemeve të reja ftohëse për fermentuesit e verës; - Instalimi i pompave të reja që ulin kostot e energjisë elektrike me 10%; - Blerja e 15 rezervuarëve fermentues për fermentimin e verës së bardhë (10 fermentues 10T dhe 5 fermentues 5 T); - Të krijohet integrimi vertikal me 25 fermerë lokalë të verës; - të blehen 4 fermentues mikro vinifikues (3T) dhe 1 linjë mikro vinifikimi; - të blihen 4 rezervuarë (një 200T, një 250T dhe dy 300T për ruajtjen e verës ;
REZULTATET:
- Rritja e eksportit të verës për të paktën 20%; - Instalimi i pompave të reja që ulin Shpenzimet e energjisë elektrike me 10%; - bashkëpunimi me 25 fermerë, prej tyre 8 gra;