TITULLI I PROJEKTIT:

Optimizimi i përdorimit të prodhimit

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

LOCATION:

Skenderaj, Mitrovica

SEKTORI:

Bujqësi

KOHËZGJATJA:

24 muaj (02/01/2020 – 01/31/2022)

VLERA:

Gjithsej: 796,425€ ; Kontributi i BE-së (50%):

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: Pronarët e Qumeshtorja Drena, 50 personel aktual të punësuar, 12 gra të punësuara rishtas, pesë pika grumbullimi të qumështit (1 gra), pesë qendra grumbullimi aktuale, kompani ndërtimi etj. Përfituesit fundorë: konsumatori, prodhuesit e qumështit, furnizuesit e inputeve

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi kryesor i kompanisë Qumeshtorja Drena është të përmirësojë praninë në treg të djathit dhe pijeve të hirrës të prodhuara në vend (produkt i ri).

AKTIVITETET:

-Shpërndarja e pesë lakto-frigoriferëve të rinj (1,000L) në qendrat e reja të grumbullimit të qumështit (integrim vertikal); - Blerja dhe instalimi i linjës së përpunimit të djathit; - Blerja dhe instalimi i linjës së përpunimit të hirrës; - Ndërtimi i depove me kontroll klimatik 200m2, do të ndërtohen në ndërtesën e madhe (nuk ka nevojë për leje ndërtimi); - Përgatitja dhe zbatimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë së ushqimit HACCP dhe Certifikimi Halal për dy linja për djathë dhe hirrë; - Instalimi i sistemit të pastrimit të ujit; - Dizajni i brendit, posaçërisht për përdorim në paketimin e biodegradueshëm dhe strategjinë e marketingut të pijeve të hirrës (zëvendësimi i importit dhe rritja e eksportit në Maqedoni dhe Shqipëri); - Instalimi i paneleve diellore 40 KW; - Ndalimi i hedhjen së hirrës në lumenj dhe fillimi i prodhimit të hirrës për konsum;

REZULTATET:

- Rritja e kapaciteteve grumbulluese të qumështit (nga 20,000 në 30,000L/ditë), - Rritja e kapaciteteve të djathit për 50%: nga 100 në 160 ton; - 800 tonë hirrë ose 3,000 L në ditë, - 5 qendra të reja grumbullimi të qumështit dhe përtërirja e kontratës me 5 qendra ekzistuese grumbullimi të qumështit; - 1 qendër grumbullimi e udhëhequr nga një grua, - Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm e cilësor të qumështit të freskët; me angazhimin e një gruaje në zinxhirin e vlerës, sigurohet rentabiliteti ekonomik dhe - Zvogëlohet ndikimin e bujqësisë në mjedis përmes investimit në energjinë e ripërtërishme dhe përdorimit të hirrës, - 12 punëtorë të rinj, - Përtërirja e kontratave me 5 qendra grumbullimi të qumështit (integrim vertikal);