TITULLI I PROJEKTIT:
Rritja e kapaciteteve për eksport
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.
VENDI:
Shterpce ose Dragash, Ferizaj ose Prizren
SEKTORI:
Bujqësi
KOHËZGJATJA:
24 muaj (02/01/2019 – 01/31/2022)
VLERA:
Gjithsej: 552,825€ ; Kontributi i BE-së (54.32%)
PËRFITUESIT:
Grupi i shënjestruar: Pronarët e Hit Flores, stafi aktual, 37 punonjës të rinj, përtërirja e kontratave me 200 vjelës të produkteve pyjore jo-drusore, përfshirë 30 gra, nënshkruajnë kontrata me 150 vjelës mjedre; Përfituesit fundorë: konsumatorët, tatimet lokale, kompanitë ndërtimore, tregtarët e inputeve, mjedisi më i mirë etj.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Me këtë investim kompania synon të përmirësojë konkurrencën e manave të prodhuara në vend në tregun ndërkombëtar, përmes përmirësimit të integrimit vertikal të 150 fermerëve të manave, rritjes së kapaciteteve përpunuese të reçelit me cilësi të lartë dhe adresimit të sfidave klimatike. Me këtë investim, kompania synon të përfundojë disa nga investimet aktuale dhe të krijojë produkte të reja.
AKTIVITETET:
- Qendra e grumbullimit me kontroll klimatik, si dhe objektet e magazinimit (sanduiç panele) 600m2 - qëllimi kryesor, përfshirë objektin e administratës; - Vija e teknologjisë laserike të klasifikimit për mjedër dhe manaferra (shtylla kurrizore e investimit), ku të instalohen magazinat e reja, Shterpce ose Dragash. Kjo pajisje sorton mjedrën dhe manaferrën, për tu klasifikuar në dy klasa të dedikuara për eksporte, e të tjerat për përpunim; - Vija e përpunimit për reçel është funksionale dhe përmes këtij investimi, kjo linjë përpunimi do të certifikohet si linjë e re e përpunimit për reçel, me certifikatën HACCP; - Kontraktimi i 350 fermerëve në prodhimin primar: 200 kontrata ekzistuese dhe 150 të reja; - Përmirësimi i markës së produkteve; - Panele diellore 100 KW për tkurrjen ose ndërrimin e energjisë elektrike të prodhuar nga fosilet dhe në këtë mënyrë, të zvogëlohen gazrat serë dhe të rriten investimet në ujërat e zeza.
REZULTATET:
- Rritja e grumbullimit dhe eksportit në 2600 ton/vit; - Përmirësimi i integrimit vertikal të 200 fermerëve ekzistues dhe 150 fermerëve të rinj, gjithsej 350 fermerë manaferrash-prej tyre 30 gra fermere; - Rritja e kapaciteteve përpunuese të reçelit me cilësi të lartë dhe fillimi i përpunimit të manaferrës, boronicës dhe trëndafilit në reçel e marmalatë; -37 punëtorë të rinj