TITULLI I PROJEKTIT:
Fermë moderne e qumështit
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.
VENDI:
Llukac That, Istog, Pejë
SEKTORI:
Bujqësi
KOHËZGJATJA:
24 muaj (02/01/2020 – 01/31/2022)
VLERA:
Gjithsej: 583,950€ ; Kontributi i BE-së (51%)
PËRFITUESIT:
Grupi i shënjestruar: Pronari i kompanisë Rudina D, stafi aktual i punësuar, punonjës të rinj, kompani ndërtimi; Përfituesit fundorë: konsumatorë, tregtarët e inputeve, kompanitë e përpunimit të qumështit, fermerët vendas për prodhimin e ushqimit për kafshët, administrata tatimore, mjedisi më i mirë etj.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Qëllimi i kompanisë është të përmirësojë performancën e fermës në prodhimin e qumështit dhe djathit sipas standardeve më të mira të mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe standardeve të sigurisë ushqimore.
AKTIVITETET:
-Ndërtimi i fermës së re të qumështit 1600m2 me infrastrukturë të plotë dhe me mirëqenie më të mirë e kafshëve: shtroja hapësinore për secilën qumështore; - Ndërtimi i depos për pleh organik - kapacitet 20m*10m*2m; - Ndërtimi i magazinës së ushqimit (silos për foragjere për silazh 800MT, - Ndërtimi i hambarit të ruajtjes së ushqimit për kafshët 20m * 20m * 6m dhe - Mikser për ushqimin e kafshëve; - Sistem i mbyllur i mjeljes; - Instalimi i paneleve diellore; - Përgatitja e dokumentacionit dhe procesit të kontraktimit me furnizuesit e fermerëve për ushqimin e kafshëve; - Zhvillimi i llojeve të temave që do të ofrohen përmes sesioneve të trajnimit;
REZULTATET:
- Stallë e re e lopëve 1600 m2; - gjithsej 200 lopë qumështore; - Rritja e prodhimit të qumështit në 2,000L/ditë; - 8 fermerë të kontraktuar për prodhimin e ushqimit të kafshëve veçanërisht silazh misri; - 10 punëtorë të rinj me orar të plotë; - 100% e standardeve të mirëqenies zbatohen pas Veprimit;