TITULLI I PROJEKTIT:
Mbështetje për zgjidhje të qëndrueshme për banorët e qendrave kolektive në Kosovë - Faza II
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm i këtij veprimi është të kontribuojë në realizimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për familjet e zhvendosura dhe të cenueshme që banojnë në qendra kolektive.
VENDI:
Komunat Graçanicë, Leposaviq dhe Zveçan
SEKTORI:
Zhvillimi i komunitetit
KOHËZGJATJA:
30 muaj (data e fillimit 01/01/2020 - 30/06/2022)
VLERA:
Kostoja totale e projektit 2,499,475.00 EUR (tërësisht kontribut i BE-së)
AGJENCIA ZBATUESE:
Këshilli danez i refugjatëve (DRC) / Danish Refugee Council (DRC)
PËRFITUESIT:
Deri në 81 familje, banorë të 12 qendrave kolektive në Komunat e Graçanicës, Leposaviqit dhe Zveçanit
PARTNERËT:
Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit (MKK), autoritetet komunale të Graçanicës, Leposaviqit dhe Zveçanit
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Objektivi specifik i veprimit është të sigurojë që familjet e zhvendosura dhe të cenueshme të arrijnë zgjidhje të qëndrueshme pas largimit të tyre nga qendrat kolektive në komunat e Graçanicës, Leposaviqit dhe Zveçanit
AKTIVITETET:
A 1.1.1 - Vlerësimi i azhurnuar i përfituesve në qendrat kolektive A 1.1.2 - Ngritja e komisionit të përzgjedhjes së përfituesve dhe finalizimi i kritereve të përzgjedhjes së përfituesve A 1.1.3 - Shpërndarja e informacionit mbi aplikimin dhe procesin e verifikimit A 1.1.4 - Përzgjedhja përfundimtare e përfituesve nga komiteti përzgjedhës, publikimi i përzgjedhjes së përfituesve, periudha e ankimit A 1.1.5 - Tenderimi i projektimit të ndërtesës në Graçanicë (qendra kolektive Bergen) A 1.1.6 - Tenderimi i projektimit dhe mbikëqyrjes së ndërtimit për Leposaviqin dhe Zveçanin A 1.1.7 - Tenderimi i punimeve për lokacionin e Graçanicës A 1.1.8 - Tenderimi i punimeve për lokacionet e Leposaviqit dhe Zveçanit A 1.1.9 - Ekzekutimi i punimeve në Graçanicë A 1.1.10 - Pagesa e mbështetjes së qirasë për 24 familje gjatë rinovimit në Graçanicë A 1.1.11 - Ekzekutimi i punimeve në Leposaviq dhe Zveçan A 1.1.12 - Largimi i përfituesve nga Qendrat Kolektive (QK) A 1.1.13 - Monitorimi dhe përcjellja e përfituesve nga Qendrat Kolektive A 2.1. - Ofrimi i pakove të harmonizuara të ndihmës A 2.2. - Vlerësimi i familjeve të zhvendosura për përkrahje të jetesës A 2.3. - Ofrimi i përkrahjes për gjenerimin e të ardhurave dhe/ose aktiviteteve të ngritjes së shkathtësive tek përfituesit e zgjedhur A 3.1. - Takimet përgatitore të përfituesve dhe shpërndarja e informacionit A 3.2. - Përzgjedhja dhe tenderimi i projekteve të zhvillimit komunitar të miratuara nga Komisionet lokale të Përzgjedhjes A 3.3. - Referimi i përfituesve tek institucionet përkatëse dhe lehtësimi i qasjes në dokumente A 3.4. - Iniciativa për përmirësimin e shërbimeve për individët e cenueshëm, të propozuara dhe zbatuara
REZULTATET:
Produkti/Rezultati 1 - Janë siguruar zgjidhje banesore për familjet e zhvendosura dhe të cenueshme, duke mundësuar largimin e tyre nga qendrat kolektive. Produkti/Rezultati 2 - Është rritur aftësia e familjeve të zhvendosura që të kenë qasje në mundësi të sigurimit të jetesës Produkti/Rezultati 3 - Komunat Graçanicë, Leposaviq dhe Zveçan kanë rritur kapacitetet e tyre në përkarhje të integrimit të qëndrueshëm të familjeve të zhvendosura dhe të cenueshme në bashkësitë lokale.