TITULLI I PROJEKTIT:
"Përforcimi i Sistemit Statistikor të Kosovës, 2019-2022"
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm është të kontribuojë në forcimin e sistemit statistikor të Kosovës duke mundësuar zhvillimin e informacionit të besueshëm statistikor dhe duke lehtësuar vendimmarrjen e përmirësuar.
VENDI:
Kosovo
SEKTORI:
Institucionet qeveritare
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 01/05/2019 Data e përfundimit: 30/04/2023
VLERA:
Gjithsej kosto e projektit: 3,530,000 EUR (BE-2.0 M EUR; SIDA 1,53 M EUR)
AGJENCIA IMPLEMENTUESE:
Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillimin Ndërkombëtar, SIDA
PËRFITUESIT:
Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës, ofruesit e të dhënave dhe përdoruesit
PARTNERËT:
Statistics Sweden
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Veprimi synon në mënyrë specifike rritjen e kapaciteteve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për të kryer aktivitetet e saj kryesore në mënyrë të standardizuar dhe të pavarur - në përputhje me standardet e BE-së - si dhe forcimin e kapaciteteve menaxhuese dhe koordinuese të ASK -së. Nën-Objektivat: 1. përmirësimi i afateve kohore dhe shkurtimi i kohës së publikimit të të gjitha statistikave në mënyrë që të përmirësohet procesi i vendimmarrjes i Qeverisë së Kosovës; 2. Përmirësimi i koordinimit ndërinstitucional dhe shkëmbimi i informatave midis aktorëve kryesorë në sektorin statistikor; 3. Përmirësimi i shpërndarjes së të dhënave duke rritur disponueshmërinë dhe dukshmërinë e të dhënave për përdoruesit publik; 4. Mbështetja e ASK-së në kryerjen e aktiviteteve dhe mandatit të saj kryesor në mënyrë të standardizuar dhe të pavarur.
AKTIVITETET:
Në mbështetje të Rezultatit 1: Aktiviteti 1,1. Përmirësimi i mëtejshëm i Llogarive Kombëtare (NA) në përputhje me ESA 2010. Aktiviteti 1.2. Përmirësimi i Statistikave Strukturore të Biznesit (SBS) dhe Statistikave afatshkurtra (STS). Në mbështetje të Rezultatit 2: Aktiviteti 2.1. Zbatimi i një Sistemi të Menaxhimit Demografik (DMS) duke lidhur të gjithë regjistrat e popullsisë. Aktiviteti 2.2. Përditësimi i zonave të regjistrimit të popullsisë. Aktiviteti 2.3. Prodhimi dhe analizimi i statistikave mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës (SILC). Aktiviteti 2.4. Zbatimi i Anketës së Kostos së Fuqisë punëtore (LCS). Në mbështetje të Rezultatit 3: Aktiviteti 3,1. Mbështetje për zhvillimin e strukturës së nevojshme softuerike dhe procedurave shoqëruese për të mundësuar ruajtjen e meta të dhënave të standardizuara në dispozicion, mbledhjen e digjitalizuar të të dhënave, regjistrat dhe bazat e të dhënave. Aktiviteti 3.1. Mbështetje për zhvillimin e strukturës së nevojshme softuerike dhe procedurave shoqëruese për të mundësuar ruajtjen e meta të dhënave të standardizuara në dispozicion, mbledhjen e digjitalizuar të të dhënave, regjistrat dhe bazat e të dhënave. Aktiviteti 3.2. Aktivitetet mbështetëse që synojnë shtrirjen e përhapjes së statistikave zyrtare në format miqësor për përdoruesit, duke siguruar mbështetje për përditësimin e faqes së internetit të ASK-së dhe prodhimin e aplikacioneve miqësore për përdoruesit që janë lehtësisht të qasshme. Aktiviteti 3.3. Përmirësimi i sigurisë së të dhënave. Në mbështetje të Rezultatit 4: Aktiviteti 4,1. Përmirësimi i kapaciteteve metodologjike në ASK. Aktiviteti 4.2. Përgatitja e një udhërrëfyesi (strategjie) të finalizuar për përmirësimin e sistemit statistikor kombëtar të koordinuar. Aktiviteti 4.3. Përmirësimi i rolit koordinues të ASK-së brenda sistemit statistikor kombëtar. Në mbështetje të Rezultatit 5: Aktiviteti 5,1. Forcimi i udhëheqjes operacionale dhe procesit të menaxhimit me anë të një programi modular të zhvillimit të lidershipit dhe menaxhimit, pasuar nga një program i zhvillimit të menaxhimit dhe organizimit. Aktiviteti 5.2. Rekrutimi i praktikantëve (të trajnuar). Aktiviteti 5.3. Përmirësimi i komunikimit të brendshëm. Aktiviteti 5.4. Krijimi i funksionit të trajnimit të brendshëm. Aktiviteti 5.5. Analiza e shkathtësive, kapaciteteve dhe ngarkesës së punës. Aktiviteti 5.6. Përmirësimi i menaxhimit të njohurive. Aktiviteti 5.7. Zhvillimi i ekipeve ndër-funksionale. Aktiviteti 5.8. Prezantimi i delegimeve të brendshme.
REZULTATET:
1. Përmirësimi i mëtejshëm i statistikave sektoriale; 2. Zhvillimi i mëtejshëm i treguesve të statistikave sociale - përgatitjet për regjistrin e popullsisë dhe zbatimin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021. 3. Përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të meta të dhënave, dokumentimi dhe shpërndarja dhe modernizimi i metodave të mbledhjes së të dhënave (p.sh. statistikat e biznesit dhe regjistri i popullsisë) 4. Përforcimi i planifikimit dhe koordinimit të sistemit statistikor kombëtar për të përmirësuar ofrimin e objektivave dhe rezultateve në përputhje me programin 5-vjeçar për statistikat zyrtare, si dhe komunikimin dhe bashkëpunimin me grupet kryesore të interesit. 5. Ndërtimi i kapacitetit të përgjithshëm dhe aftësisë rezistente të ASK-së për të maksimizuar rezultatet dhe për të arritur qëndrueshmërinë duke forcuar menaxhimin dhe zhvillimin organizativ.