TITULLI I PROJEKTIT:

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Kosovë

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të përforcohen kapacitetet e OSHC-ve për t'u bërë kontribuues dhe mbikëqyrës aktivë të demokracisë pjesëmarrëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në BE

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Zhvillimi i OJQ-ve

KOHËZGJATJA:

39 muaj (1 shkurt 2021 - 31 prill 2024)

VLERA:

502,000 € (Kontributi i BE-së 452,000 €)

ORGANIZATA ZBATUESE:

Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile (KCSF)

PARTNERË:

Community Building Mitrovica (CBM)

PËRFITUES:

OShC-të aktive në Kosovë, veçanërisht OShC-të më të vogla dhe ato me bazë terreni, që janë të përkushtuara të përforcojnë bazën e anëtarësisë së tyre

AKTIVITETET:

Qendra Burimore për shoqërinë civile a. Seanca informuese mbi tema të rëndësishme të shoqërisë civile, pjesëmarrjen dhe integrimin evropian, në të gjitha gjuhët lokale b. Materiale e burime elektronike c. Kënd i dedikuar për Covid-19 për OSHC-të d. Tryezë ndihmëse për shoqërinë civile Zhvillimi i kapaciteteve a. Shkolla e Aktivizmit për OShC-të e vogla dhe të mesme b. Mentorimi dhe trajnime për OSHC-të që marrin pjesë në Shkollën e Aktivizmit c. Trajnime për OSHC-të mbi mjetet e TIK-ut Lehtësimi dhe rrjetëzimi a. Themelimi dhe mundësimi i grupeve sektoriale të OSHC-ve Mbështetje për aktivizmin qytetar dhe vullnetarizmin a. Nën-grante për OSHC-të, grupet joformale dhe individët në mbështetje të vullnetarizmit b. Klinikë Juridike për këshilla dhe edukim juridik falas për qytetarët dhe OShC-të

REZULTATET:

1) Shpërndarja e informatave tek OSHC-të dhe qytetarët, duke shërbyer si inkubator burimesh, mbi shoqërinë civile, mjedis mundësues për shoqërinë civile, si dhe pikë fillestare për pjesëmarrje në proceset e hartimit të politikave në nivel lokal dhe qendror; (2) Përmirësimi i kompetencës organizative të OShC-ve dhe forcimi i marrëdhënieve me qytetarë, përmes ofrimit të programit për ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin organizativ, avokimin me pjesëmarrje, llogaridhënien dhe transparencën; (3) Mundësimi i rrjetëzimit sektorial, pjesëmarrja, shkëmbimi dhe partneritetet midis OShC-ve; (4) Mbështetja për aktivizmin qytetar dhe nismat vullnetare përmes sigurimit të fondeve dhe ndihmës juridike falas.