TITULLI I PROJEKTIT:
Mbështetje për zgjerimin e tregut të produktit të Sistemit ERP
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Ky projekt synon të finalizojë zhvillimin e produktit softuerik ERP (Enterprise Resource Planning) të quajtur ContinON, si dhe të fillojë shitjet e këtij produkti në ndërmarrje apo organizata të tjera, për t’i ndihmuar të thjeshtojnë, përshtatin dhe automatizojnë proceset e tyre të punës.
VENDI:
Në gjithë Kosovën
SEKTORI:
Zhvillim ekonomik
KOHËZGJATJA:
12 muaj. Data e fillimit: 15/10/2020 - Data e përfundimit: 14/10/2021
VLERA:
59,940.00 Euro, kontributi i BE-së 30,570.00 Euro
AGJENCIA ZBATUESE:
Crea-Ko sh.p.k
PËRFITUESIT:
Crea-Ko sh.p.k
OBJEKTIVI SPECIFIK:
Objektiva specifikë të këtij veprimi janë: • Ekspozimi i produktit për përdorim dhe testim; • Zhvillimi i tipareve plotësuese për ta bërë continON sistem të plotë ERP; • Rritja e shitjeve me anë të marketingut për produktin; • Auditimi dhe certifikimi i produktit sipas standardeve ndërkombëtare.
REZULTATET:
Rezultatet e pritura janë: • Tipare plotësuese të shtuara në continON (Financa, Mallrat dhe Shërbimet); • Themelimi i Qendrës së të Dhënave dhe Infrastrukturës Cloud; • Certifikimet ContinON me GDPR dhe ISO 27001.