TITULLI I PROJEKTIT:

Ta bëjmë Gjeravicën destinacion të njohur botëror për Cat-Skiing

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të kontribuohet në forcimin e ekonomisë lokale dhe reduktimin e deficitit tregtar me  përmirësimin e kapaciteteve për ofrim të shërbimeve, për të përforcuar një kategori krejtësisht të re turistike të krijuar në Kosovë

VENDI:

Mali i Gjeravicës

SEKTORI:

Turizëm

KOHËZGJATJA:

12 muaj. Data e fillimit: 20/10/2020 - Data e përfundimit: 19/10/2021

VLERA:

93,284.00 Euro, kontributi i BE-së 47,574.00 Euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Lynx Freeride D.O.O.

PËRFITUESIT:

Lynx Freeride D.O.O.

OBJEKTIVAT SPECIFIKE:

Objektiva specifikë të këtij veprimi janë: • Rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve të ofrimit të shërbimit , cilësisë së shërbimeve dhe sigurisë, ndikimit ekonomik, dhe konkurrueshmërisë së Lynx FreeRide, në përputhje me standardet e BE-së; • Rritja e eksporteve dhe lehtësimi i krijimit të vendeve të punës; • Mbështetja e inovacionit, diversifikimit dhe zhvillimit të veprimtarive të biznesit;

REZULTATET:

Rezultatet e pritura janë: • Blerja e një makine Snow-Cat për të rritur kapacitetet e operacioneve tona dhe për të mundësuar rritjen e kërkesës nga turistë të huaj. • Blerja e pajisjeve për ortekë, ndihmës së parë, pajisjeve për shpëtim e komunikim, për të rritur cilësinë e funksionimit tonë dhe sigurinë. • Kryerja e trajnimeve të specializuara lidhur me investimet e lartpërmendura dhe/ose investimet e Kompanisë me qëllim të rritjes së kompetencave të stafit dhe efikasitetit të biznesit, p.sh. trajnime për përdorimin e pajisjeve të reja; • Punësim i së paku 6 punëtorëve të tjerë për të mbështetur ofrimin e shërbimeve tona. • Zbatimi i një programi trajnimi dhe edukimi bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare dhe/ose evropiane (IFMGA dhe/ose UIMLA) për guidat lokale dhe stafin.