TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetja e institucioneve të Kosovës për zbatimin e MSA-së

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të kontribuohet në krijimin e një administrate publike efektive dhe efikase, të aftë për të përmbushur detyrimet e MSA-së dhe për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Reformë e Administratës Publike

KOHËZGJATJA:

24 muaj (15/06/2017 - 14/06/2019)

VLERA:

1 625 000,00 euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Zyra e BE-së në Kosovë

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Mbështetja e administratës së Kosovës për ta menaxhuar në mënyrë efektive dhe efikase procesin e MSA-së duke përmirësuar planifikimin e politikave për miratimin e acquis të Bashkimit Forcimi i kapaciteteve teknike dhe administrative të administratës së Kosovës për t’i zbatuar në mënyrë efektive politikat për përmbushjen e obligimeve të MSA-së

ZONA E SYNUAR:

Zbatimi i MSA-së

PËRFITUESIT:

Ministria e Integrimit Evropian Ministritë/institucionet e tjera të cilave u drejtohen aktivitetet e projektit: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Instituti Kosovar për Administratë Publike

AKTIVITETET:

Aktiviteti 1.1 Vlerësimi horizontal i nevojave në procesin e kryerjes së analizës së hendekëve në përafrimin me acquis Aktiviteti 1.2 Analizë e thelluar e mangësive të kapitujve prioritarë të identifikuar në kuadër të MSA-së Aktiviteti 1.3.1 Zhvillimi i planeve të veprimit për miratimin e prioriteteve dhe masave legjislative dhe zbatuese Aktiviteti 1.3.2 Dy vizita studimore për 5 ditë për 10 pjesëmarrës në deri tre Shtete Anëtare të BE-së Aktiviteti 2.1.1 Kryerja e vlerësimit të nevojave për trajnim dhe hartëzimi i grupeve të synuara Aktiviteti 2.1.2 Përgatitja e tetë raporteve të vlerësimit të nevojave për trajnim, duke përshkruar grupet e synuara dhe trajnimet specifike Aktiviteti 2.1.3 Kryerja e analizave të kornizës ligjore të IKAP-it për realizimin e trajnimeve Aktiviteti 2.1.4 Prodhimi i deri në tetë moduleve të TT për acquis-në në fushat prioritare Aktiviteti 2.1.5 Prodhimi i programeve afatmesme të trajnimit për acquis-në që mbulojnë tetë fusha prioritare Aktiviteti 2.2.1 Ofrimi i programeve TT për deri në tetë kapituj Aktiviteti 2.2.2 Organizimi i sesioneve trajnuese për deri në tetë fusha prioritare të acquis të Bashkimit dhe ofrimi i mentorimit Aktiviteti 2.2.3 Punëtori për aspektet horizontale të harmonizimit legjislativ Aktiviteti 2.2.4 Punëtori për aspektet horizontale të bashkëpunimit ndërministror në nivel ekspertësh Aktiviteti 3.1.1 Analizimi i situatës dhe dhënia e rekomandimeve për zbatimin e aktiviteteve të komunikimit bazuar në Strategjinë e Komunikimit dhe Planet vjetore të Veprimit për rritjen e vetëdijesimit për tetë kapitujt prioritare të acquis të Bashkimit në kuadër të MSA-së Aktiviteti 3.1.2 Zhvillimi i rekomandimeve për eventet e vetëdijesimit dhe materialet informative për palë të ndryshme të interesit dhe grupe të synuara për tetë kapitujt e acquis të Bashkimit, dhe punëtori për të kuptuar kontributin e ministrive të linjës në Komunikimin e MSA-së, si dhe metodat si të vlerësohet zbatimi dhe rezultatet e ofrimit të objektivave të Strategjisë së Komunikimit Aktiviteti 3.2.1 Forcimi i përfshirjes së Organizatave të Shoqërisë Civile në aktivitetet e vetëdijesimit për kapitujt prioritare të acquis të Bashkimit në kuadër të MSA-së Aktiviteti 3.2.2 Përgatitja e draft rekomandimeve dhe një raporti për përmirësimin e përfshirjes së Organizatave të Shoqërisë Civile në procesin e MSA-së bazuar në praktikat më të mira të BE-së

REZULTATET:

Rezultati 1: Është përgatitur shqyrtimi i aspekteve horizontale të verifikimit të aranzhimeve legjislative, koordinimi ndërministror dhe organizimi i përkthimeve të acquis të Bashkimit Rezultati 2: Janë kryer analiza të hendekëve për në deri në tetë kapituj prioritare të acquis të Bashkimit në kuadër të MSA-së dhe janë identifikuar prioritetet afatmesme për miratimin e acquis të Bashkimit. Rezultati 3: Janë përmirësuar planifikimi i politikave gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në dëshmi, me synimin për të përmbushur detyrimet e MSA-së, për deri në tetë kapituj prioritarë të acquis të Bashkimit. Rezultati 4: Janë zhvilluar module trajnimi për deri në tetë kapituj me prioritet të acquis të Bashkimit në kuadër të MSA-së Rezultati 5: Janë realizuar deri në tetë module të Trajnimit të Trajnerëve dhe janë certifikuar trajnerë të rinj Rezultati 6: Janë përmirësuar aktivitetet e komunikimit, Strategjia e Komunikimit dhe Plani i Veprimit për rritjen e vetëdijesimit për deri në tetë kapituj prioritarë të acquis të Bashkimit në kuadër të MSA-së. Rezultati 7: Janë dhënë rekomandime për përmirësimin e përfshirjes së Organizatave të Shoqërisë Civile në procesin e MSA-së në kapitujt prioritare të acquis të Bashkimit