TITULLI I PROJEKTIT:

Inovacion për media reziliente dhe angazhim qytetar

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Rritja e të kuptuarit të publikut në përgjithësi për çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre përmes lidhjes së prodhimit mediatik dhe hulumtimeve dhe analizave të instituteve studimore për të prodhuar gazetari të qasshme, inovative dhe profesionale.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Media dhe transparencë

KOHËZGJATJA:

30 muaj (01/01/2020 - 30/06/2022)

VLERA:

Vlera totale e projektit 444,444.45 euro; kontributi i BE-së 400,000.00 euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Kosova Glocal

QËLLIMET E PROJEKTIT:

1. Rritja e besimit dhe angazhimit të publikut në media përmes gazetarisë inovative, shpjeguese dhe hulumtuese që synon publikun në përgjithësi, të rinjtë, gazetarët e rinj aspirantë, organizatat mediatike, gratë, institutet studimore, OSHC-të, përfaqësuesit institucionalë (qeveritë lokale dhe kombëtare) 2. Amplifikimi i kapaciteteve profesionale të gazetarëve të ardhshëm, aktivistëve të OSHC-ve dhe organizatave mediatike 3. Publiku i informuar (të rinjtë, gazetarët e rinj aspirantë, organizatat mediatike, gratë, komunitetet joshumicë, personat LGBTIQ+, OSHC-të, përfaqësuesit institucionalë) mbi modelet inovative, median reziliente dhe gazetarinë për shekullin e 21-të

ZONA E SYNUAR:

Të gjitha komunat e Kosovës

PËRFITUESIT:

Publiku në përgjithësi, të rinjtë, studiuesit dhe gazetarët e rinj aspirantë, gratë, LGBTIQ+, komunitetet joshumicë dhe përfaqësuesit institucionalë, të punësuarit e mediave, organizatat mediatike, institutet studimore dhe organizatat e shoqërisë civile

AKTIVITETET:

1. Prodhimi i 8 podkasteve “Konteksti show”: për të eksploruar sfondin dhe kontekstin e narrativave dhe ngjarjeve të ndryshme kryesore 2. Prodhimi i 12 Videove Shpjeguese: duke marrë një çështje komplekse dhe duke shpjeguar anët dhe aspektet e ndryshme të saj në mënyrë që qytetarët të kuptojnë ndikimin e saj në jetën e tyre të përditshme 3. Prodhimi i 24 video teaser: për të rritur përfshirjen e qytetarëve me përmbajtjen 4. Prodhimi i 4 storjeve multimediale: për të angazhuar publikun në një gamë të gjerë mjetesh dhe formatesh krijuese që do të ndihmojnë për të shfaqur dokumentacionin arkivor, zanor, fotografik, videon, hartëzimin interaktiv, profilet ose intervistat personale, tekstin kontekstual ose një storje, afatet kohore, hartat 5. Prodhimi i 20 Analizave të Monitorimit nga GAP: për të shqyrtuar vendime të përzgjedhura të qeverisë dhe për të analizuar ndikimin e tyre të përgjithshëm në jetën e qytetarëve të Kosovës 6. Prodhimi i 20 artikujve: duke shndërruar Analizat e Monitorimit në artikull gazetaresk dhe duke trajtuar një aspekt që lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve 7. Organizimi i 5 Diskutimeve: për të angazhuar publikun, OSHC-të dhe median në tema të caktuara të Analizës së Monitorit për të ndezur një diskutim më të gjerë mbi çështjet socio-politike të trajtuara nga analizat. 8. Zbatimi i 3 cikleve të Programit të Mentorimit: rritja e kapaciteteve të studiuesve dhe gazetarëve të rinj duke kryer hulumtime të plota dhe më pas duke i transformuar ato hulumtime në përmbajtje tërheqëse që arrin te njerëzit. 9. Organizimi i 8 punëtorive të lokalizuara me bazë tematike: për të përmirësuar kapacitetet e gazetarëve të rinj aspirues në të gjithë mjedisin mediatik për të kryer raportim dhe mbulim të bazuar në çështje specifike 10. Organizimi i 5 Ngrije Zërin: për të shfaqur format inovative të prodhimit mediatik dhe se si ato mund të përdoren për të rritur vetëdijesimin e qytetarëve për një sërë çështjesh socio-politike, si dhe për të provokuar debat publik, që në fund të fundit të kërkohet më shumë nga institucionet qeveritare 11. Organizimi i 1 serie të fjalimeve të hapura: për të nxitur një diskutim më të gjerë mbi aspekte të ndryshme të lirisë dhe zhvillimit të medias 12. Revista: për të ofruar artikuj të thelluar, një përmbajtje vizuale kuptimplote, artikuj të veçantë, intervista, foto ese rreth një teme

REZULTATET:

Bazuar në aktivitetet dhe qëllimet e Veprimit, priten rezultatet e mëposhtme: 1.1 Përafërsisht 500 persona që duhen kontaktuar përmes çdo episodi të podcast-it “Konteksti”; 4,500 për të gjithë Veprimin 1.2 Përafërsisht 1,500 shikime për video, që do të thotë 18,000 shikime për 12 video-shpjeguese 1.3 Përafërsisht 1,000 shikime për video teaser, që do të thotë gjithsej 24,000 shikime për 24 video teaser 1.4 Përafërsisht 2,500 lexues për storje multimediale; pra gjithsej 10,000 lexues për katër storje që do të botohen; dhe rreth dyzet (40) pjesëmarrës për çdo diskutim, që do të thotë 120 pjesëmarrës për katër diskutime 1.5 Të paktën 600 lexues për artikull, që do të thotë gjithsej 12,000 lexues për 20 artikuj që do të publikohen në kuadër të veprimit 1.6 Të paktën 600 lexues për çdo Analizë Monitorimi nga GAP; do të thotë 12,000 lexues për 20 analiza që do të publikohen gjatë gjithë periudhës së zbatimit 2.1 Njëzet e pesë (25) gazetarë të rinj aspirantë dhe aktivistë të OSHC-ve do të marrin pjesë në secilën nga tetë (8) punëtoritë; do të thotë dyqind pjesëmarrës gjithsej 2.2 Gjithsej dymbëdhjetë (12) të mentoruar kalojnë nëpër një program të plotë mentorimi – katër të mentoruar për çdo cikël 2.3 Rreth njëzet (20) pjesëmarrës do të marrin pjesë në masterklasën e specializuar, të përshtatur për çdo edicioni Ngrije Zërin; do të thotë 100 pjesëmarrës në të 5 edicionet 3.1 Rreth pesëdhjetë (50) pjesëmarrës do të marrin pjesë në eventin publik Ngrije Zërin, që do të thotë 250 pjesëmarrës gjithsej 3.2 Pesë (5) mysafirë kyç ndërkombëtarë do të ndajnë me publikun kosovar praktikat frymëzuese të gazetarisë dhe medias përmes fjalimeve të hapura 3.3 Rreth shtatëdhjetë (70) pjesëmarrës do të marrin pjesë dhe do të përfitojnë nga praktikat e ndara përmes fjalimeve të hapura 3.4 Rreth 2000 lexues për një botim të revistës; dhe rreth gjashtëdhjetë pjesëmarrës në diskutimin e lansimit