TITULLI I PROJEKTIT:

Qeverisja e mirë: forcimi i prokurimit publik dhe hartimit të politikave

QĒLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i Veprimit është të kontribuojë në ndryshimin e mënyrës si e sheh shoqëria luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, proceset politike, përfshirjen gjinore dhe zhvillimin social.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Qeverisja e mirë dhe transparenca

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 1 janar 2022 Data e përfundimit: 31 dhjetor 2022

VLERA:

Vlera totale e projektit 108,078.80 euro; kontributi i BE-së 60,000.00 euro

QËLLIMET E PROJEKTIT:

• OS1: Të kontribuohet për riformulimin e mjedisit kulturor dhe identitetit politik për të ndryshuar vlerat shoqërore drejt sundimit të ligjit, korrupsionit, diskriminimit gjinor dhe etnik; • OS2: Të promovohet diskutimi kolektiv për të arritur një konsensus mbi standardet kombëtare në proceset kundër korrupsionit dhe formave të tjera të abuzimit shoqëror dhe shkeljeve të të drejtave; • OS3: Të kontribuohet në thyerjen e ciklit të reciprocitetit dhe detyrimit moral brenda rrjeteve të mbyllura që priren të çojnë në korrupsion, si dhe për forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur ndaj votuesve të tyre.

PËRFITUESIT:

• Pesë (5) komunat e targetuara (Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova dhe Gjilani) • Qeveria qendrore • Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) • Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) • Kuvendi dhe Komisioni i tij për Shëndetësi, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, dhe Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike • Qytetarët • Media

ZONA E SYNUAR:

Qeverisja e mirë, hartimi i politikave, prokurimi publik, transparenca dhe llogaridhënia

AGJENCIA ZBATUESE:

Democracy Plus (D+)

AKTIVITETET:

• Monitorim i drejtpërdrejtë, shqyrtim dhe analizë e rreth njëzet (20) tenderëve të realizuar gjatë vitit 2022 në nivel komunal; • Monitorimi dhe analiza e kontratave të Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (MSHV); • Përpilimi dhe publikimi i një raporti të monitorimit për gjetjet e hulumtimit për 20 tenderët e vitit 2022; • Përpilimi dhe publikimi i një raporti të monitorimit për gjetjet e hulumtimit për kontratat e MSHV; • Nxjerrja e katër (4) përmbledhjeve për reagim të shpejtë në lidhje me përgjigjet e Qeverisë/Institucioneve Publike ndaj zhvillimeve gjatë vitit; • Dhënia e rekomandimeve për të paktën gjashtë (6) akteve të legjislacionit parësor dhe dytësor në lidhje me qeverisjen qendrore dhe lokale, qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien; • Prodhimi dhe publikimi i një (1) videoje të animuar “Kostot e korrupsionit” që nxjerr në , pah gjetjet kryesore të të gjithë veprimit; • Realizimi i rreth 50 paraqitjeve në media përmes pjesëmarrjes në debate televizive apo intervista për media online, të shkruara dhe televizive; • Organizimi i rreth njëzet (20) takimeve avokuese për ngritjen e çështjeve të identifikuara me institucionet publike dhe organizata të tjera të shoqërisë civile; • Publikimi i tre artikujve hulumtues; • Dizajnimi dhe publikimi i pesë infografikëve; • Ofrimi i një (1) programi të praktikës për studentë në kuadër të dy (2) komisioneve parlamentare; • Organizimi i sesioneve të trajnimit për praktikantët e përzgjedhur; • Hulumtimi, hartimi dhe publikimi i dy (2) raporteve të monitorimit në lidhje me dy (2) ligje për secilin komision parlamentar.

REZULTATET:

• Të nxitet pjesëmarrja efektive e qytetarëve në proceset e politikave në Kosovë, duke rezultuar në rritjen e llogaridhënies së udhëheqësve të zgjedhur dhe politikëbërësve; • Të kontribuohet për riformulimin e mjedisit kulturor dhe identitetit politik për të ndryshuar vlerat shoqërore drejt sundimit të ligjit, korrupsionit, diskriminimit gjinor dhe etnik; • Të promovohet diskutimi kolektiv për të arritur një konsensus mbi standardet kombëtare në proceset kundër korrupsionit dhe formave të tjera të abuzimit shoqëror dhe shkeljeve të të drejtave; • Të kontribuohet në thyerjen e ciklit të reciprocitetit dhe detyrimit moral brenda rrjeteve të mbyllura që priren të çojnë në korrupsion, si dhe për forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur ndaj votuesve të tyre. • Me pjesëmarrjen e qytetarëve, procesi i politikave bëhet i matshëm dhe i atribueshëm, duke e përmirësuar cilësinë e procesit të politikave; • Udhëheqësit e zgjedhur dhe politikëbërësit mësojnë të diskutojnë për rëndësinë e politikave dhe ligjeve; • Fushata informuese të mbajtura për të riformuluar mjedisin kulturor dhe identitetin politik, me qëllim ndryshimin e vlerave shoqërore kundrejt sundimit të ligjit, korrupsionit, diskriminimit gjinor dhe etnik; • Rrjetet sociale si mjet për të promovuar përmbledhjet e politikave dhe aktivitetet që angazhojnë qytetarët dhe i bëjnë ata të kontribuojnë në mënyrë efektive në evente me politikëbërësit dhe zyrtarët e zgjedhur.