TITULLI I PROJEKTIT:

Marrëveshja Kornizë e Partneritetit (MKP) me TOKA-n për të avancuar prioritetin strategjik të BE-së për Arsimin në Kosovë

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Fuqizimi i të rinjve kosovarë, të cilët janë agjentë të së nesërmes për ndryshime pozitive

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Arsim

KOHËZGJATJA:

42 muaj Data e fillimit: 08/11/2019 Data e përfundimit: 08/11/2023

VLERA:

Kostoja totale e OS-ve 1 dhe 4 të Planit Vjetor të Punës 2022: 115.502.28 € Kontributi i BE-së: 58.906.16 €

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Marrëveshja Kornizë e Partneritetit (MKP) mbështet në mënyrë specifike objektivat 1 dhe 4 të Planit Strategjik të TOKA-s, të cilat janë: 1. Forcimi i edukimit dhe fuqizimit të të rinjve; 4. Avokimi për politika më të mira për zhvillim dhe edukim të të rinjve.

PËRFITUESIT:

Të rinjtë adoleshentë (10-17 vjeç), mundësuesit e të rinjve (mësimdhënës, studentë të edukimit/psikologjisë, punëtorë socialë) dhe institucione publike në fushën e arsimit (MASHT); Fakulteti i Edukimit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), drejtoritë komunale të arsimit dhe shkollat).

AGJENCIA ZBATUESE:

Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim - TOKA

AKTIVITETET:

Aktivitetet e parashikuara për Objektivat 1 dhe 4 të MKP-së dhe të zbatuara në Planin Vjetor të Punës (PVP) 2022, janë si më poshtë: Objektivi 1: Forcimi i edukimit dhe fuqizimit të të rinjve • 1.2.1 Aktivitete informuese nëpër të gjitha komunat e Kosovës për të arritur tek të rinjtë në disavantazh; duke punuar kryesisht me MASHT-in, drejtoritë komunale të arsimit dhe shkollat drejtpërdrejt. • 1.2.2 Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të trajnimit që përshpejtojnë zhvillimin e shkathtësive për udhëheqësi tek të rinjtë, si dhe motivimi i tyre për të qenë qytetarë aktivë. Zbatimi i vullnetarizmit në çdo projekt/program; • Trajnimi dhe mbështetja e alumni-ve të programit për të përparuar në rolet udhëheqëse rinore; Objektivi 4: Avokimi për politika më të mira për zhvillim dhe edukim të të rinjve • 4.2.1. Zhvillimi dhe akreditimi nga MASHT i programeve të trajnimit për mësimdhënës bazuar në parimet e të nxënit nga përvoja dhe Vullnetarizmi Edukativ, duke rezultuar në rritjen e aplikimit e të nxënit nga përvoja dhe Vullnetarizmi Edukativ si pjesë e sistemit të arsimit formal. • 4.2.2. Ftesa për institucionet qeveritare në eventet e rrjetëzimit për mundësuesit e të rinjve nga KS/rajoni; 4.2.3. Mbështetja dhe lobimi me MASHT-in dhe MKRS-në për të përmirësuar politikat e tyre për zhvillimin e të rinjve në nivel lokal; pjesëmarrja në Grupet Punuese të Ministrive që rishikojnë Rregulloret për të përmirësuar politikat në sistemin e arsimit formal; 4.2.4. Shfrytëzimi i përpjekjeve rajonale për të përmirësuar sektorin e vullnetarëve në KS; zgjerimi i partneriteteve ekzistuese të TOKA-s me Erasmus+ / ESC me projekte të reja shkëmbimi. • 4.2.5 Mbështetja e Komunës së Prishtinës për zhvillimin dhe mbështetjen e infrastrukturës për zhvillimin e rinisë në Parkun e Gërmisë (Qendra Rekreative Gërmia); mbështetja e komunave të tjera në përpjekje të tilla, sipas relevancës; • 4.2.6. Mbështetja e FE-së për të përfshirë në kurrikulën e vet të nxënit nga përvoja/vullnetarizmi edukativ. 4.2.7. Promovimi i edukimit nga përvoja dhe Super Udhëheqësve përmes fushate intensive sociale/tradicionale; shtrihet në paraqitje të rregullta në TV kombëtar

REZULTATET:

Rezultatet specifike të pritshme për grupin e targetuar/përfituesit janë si më poshtë: Të rinjtë adoleshentë: Rritin shkathtësitë e tyre bazë (siç kërkohet nga Korniza e re e Kurrikulës e MASHT-it), si dhe zhvillojnë shkathtësi e tyre për udhëheqje dhe aktivizëm social - duke rezultuar në një efekt shumëfishues që sjell përfitime për komunitetin e tyre më të gjerë. Mundësuesit e të rinjve/mësimdhënësit Ngritja e kapaciteteve në përdorimin e edukimit nga përvoja do të rezultojë në përmirësimin e metodologjisë së përgjithshme të mësimdhënies, si jashtë ashtu edhe brenda klasës. MASHT/FE: Duke u ofruar mësimdhënësve/mësimdhënësve në trajnim programe të reja trajnimi/mentorimi për edukimin nga përvoja, ata do të përmirësojnë rezultatet e arritjeve të nxënësve në afat të mesëm. MKRS: Duke përmirësuar strategjitë/politikat e veta për vullnetarizëm afatgjatë, do të nxisë qytetarinë aktive të të rinjve në Kosovë dhe punësueshmërinë përkatëse, për shkak të shkathtësive të fituara në këtë proces.