TITULLI I PROJEKTIT:
KYP - Projekti për Pjesëmarrje të Rinisë së Kosovës
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm: Të kontribuojë në përfshirjen aktive të shoqërisë civile në Kosovë në promovimin e vlerave demokratike, qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe arritjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Demokraci dhe të drejtat e njeriut
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 15 janar 2022 Data e përfundimit: 14 janar 2024
VLERA:
Kostoja totale e projektit 421,795.64 Euro / (Kontributi i BE-së 366,498.23 Euro)
QËLLIMET SPECIFIKE:
Objektivi specifik: Të nxisë pjesëmarrjen demokratike, angazhimin qytetar dhe përfshirjen sociale të grupeve të ndryshme të të rinjve të margjinalizuar në Kosovë.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Rritja e kapaciteteve dhe mundësive për pjesëmarrje demokratike, angazhim qytetar dhe përfshirje sociale të grupeve të ndryshme të të rinjve të margjinalizuar në Kosovë - të rinjtë nga viset rurale dhe qytezat (veçanërisht gratë e reja), të rinjtë me mundësi të ndryshme, të cilët, si rregull, janë të përjashtuar nga mundësitë për përfshirje më të madhe të të rinjve. Nëpërmjet punës për rritjen e kapaciteteve të të rinjve për lloje të ndryshme angazhimi, si kokë-më-kokë ashtu edhe në proceset vendimmarrëse në të gjitha nivelet, për përfshirjen e tyre të përgjithshme më të mirë në shoqëri, veprimi do të kontribuojë në promovimin e qytetarisë aktive, vlerave demokratike, qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe arritjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
ZONA E SYNUAR:
• Aktivizimi/mobilizimi i të rinjve dhe lehtësimi i proceseve që çojnë në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve të pafavorizuar në vendimmarrje, në viset rurale dhe qytetet e vogla dhe në nivel qendror . • Sigurimi i mbështetjes së synuar financiare, teknike dhe arsimore për angazhimin dhe punësimin e zgjeruar të të rinjve të margjinalizuar, në veçanti të grave të reja. o zhvillimin e shkathtësive o përfshirja në iniciativat vullnetare • Ngritja e vetëdijes/ndërtimi i kapaciteteve/mentorimi për të rinjtë e pafavorizuar për të marrë pjesë në dialogun e vazhdueshëm demokratik në mbarë Kosovën, duke synuar promovimin e barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore dhe kundër stereotipeve dhe dezinformimit.
AGJENCIA ZBATUESE:
Care Deutschland e.V.
PARTNERË:
SHL Kosova
PËRFITUES:
Care Deutschland e.V.
AKTIVITETET:
Rezultati 1: • Nxitja e formimit të grupeve joformale lokale të avokimit të të rinjve, duke rritur kapacitetet e tyre për të drejtat e njeriut, përfaqësimin, avokimin dhe aktivizmin dhe lehtësimin e angazhimit të tyre në avokimin për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje drejt autoriteteve/institucioneve vendore. • Aksione lokale për përmirësimin e pozitës së të rinjve, ngritjen e vetëdijes së përgjithshëm mbi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së të rinjve. • Përfshirja aktive në proceset aktuale të politikëbërjes në nivel qendror kundrejt Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Rezultati 2: • Nxitja e zhvillimit të shkathtësive dhe mundësive për punësim, nëpërmjet përdorimit të Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (FSTP): Trajnime në shkathtësitë e buta për kërkim të punës, edukim digjital dhe shkathtësi të tjera të kërkuara të punës; Praktikë në vend të punës për të paktën 50 studentë në firmat lokale; Mbështetje për aktivitetet sipërmarrëse të të rinjve (startup-et kreative dhe ide të ngjashme biznesi). • Mbështetje për vullnetarizmin në mesin e të rinjve të pafavorizuar nga viset rurale dhe qytezat më të vogla, planifikimi dhe zbatimi i iniciativave vullnetare, të cilat do të përfshijnë kërkimin e partneritetit me agjencitë evropiane të vullnetarizmit të të rinjve. Rezultati 3: • Mbështetja e krijimit të “klubeve të debatit” të të rinjve në vise të zgjedhura rurale dhe në qyteza, me ngritjen e vetëdijes dhe lehtësimin e debateve mbi temat e dialogut ndërkulturor, luftimin e dezinformimit, stereotipeve me bazë gjinore dhe/ose etnike. • Shkëmbimi në mesin e bashkëmoshatarëve ndërmjet klubeve të debatit nga fusha të ndryshme, duke përfshirë mbledhjet ndërmjet klubeve të debatit, vizitat studimore etj. • Kapitalizimi nga rekomandimet e klubeve të debatit, pjesëmarrja në diskutimet e vazhdueshme të udhëhequra nga të rinjtë në Kosovë dhe në Kongresin Vjetor Kombëtar të rinisë në Kosovë. • Rrjetëzimi me Forumin Rinor Evropian dhe palët ose grupet tjera evropiane të avokimit të të rinjve.
REZULTATET:
• Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve të pafavorizuar në vendimmarrje, në komunitetet lokale dhe në nivel qendror. • Rritja e angazhimit dhe punësimit të të rinjve të margjinalizuar, veçanërisht të grave të reja, përmes zhvillimit të shkathtësive dhe përfshirjes në iniciativat vullnetare • Dialogu demokratik në mes të rinjve kosovarë nxitet përmes ngritjes së vetëdijes dhe promovimit të barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore dhe kundërshtimit të stereotipeve dhe dezinformimit.