Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, paralajmërojnë hapjen e ardhshme të konkursit për Raundin e 12-të të aplikimit për Skemën e Celulës së të Rinjëve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovë, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga 12 Nëntor deri më 3 Dhjetor 2018. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të përfundojnë Programin Master një vjeçar në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota, deri në 10% të bursave në dispozicion do të jenë të rezervuara për shërbyesit civil që aktualisht janë të punësuar në administratën publike(numri real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, ekonomi, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 12 Nëntor 2018) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:
-Juridik (deri në 16 bursa në dispozicion)
-Administratë Publike (deri në 8 bursa në dispozicion)
-Ekonomik (deri në 8 bursa në dispozicion)
-Kulturë dhe Shëndetësi (deri në 8 bursa në dispozicion)
Per me shume informacione rreth ketij lajmi vizitojeni: https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/53252/node/53252_sq