Skip to content
  • English
  • Albanian
  • Serbian
  • Rreth Nesh
  • Lajmet
  • Arkiva
  • Kontakti

DATABAZA E PROJEKTEVE TË FINANCUARA NGA BE

KosovoProjects (Projektet e Kosovës) është vendi ku mund t’i gjeni të gjitha informatat në një vend për projektet e financuara nga BE të zbatuara në Kosovë. Mund të kërkoni dhe t’u qaseni informatave për ciklin jetësor të secilit projekt duke përfshirë Fletët Informuese, lajmet dhe aktivitetet e projektit, kohëzgjatjen, përfituesit, vendndodhjen dhe objektivat e projektit. Platforma është zhvilluar dhe mirëmbahet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

LAJMET MË TË FUNDIT RRETH PROJEKTEVE


Vlerësimi i mbështetjes së financuar nga BE për Kuvendin e Kosovës shtator 2018 – dhjetor 2018

POSTUAR MË: 8 Mars 2019
EMRI I PROJEKTIT: Vlerësimi i mbështetjes së financuar nga BE për Kuvendin e Kosovës shtator 2018 – dhjetor 2018

Bashkimi Evropian ka ofruar ndihmë substanciale për Kuvendin e Kosovës që nga viti 2006. Që nga viti 2008, Kuvendi u mbështet nga tre Projekte Binjakëzimi me vlerë të përgjithshme prej 3,05 milion euro, të zbatuara në periudhën 2011 - 2018. Objektivat kryesore të këtyre tri projekteve ishte: ...

Bashkimi Evropian ka ofruar ndihmë substanciale për Kuvendin e Kosovës që nga viti 2006. Që nga viti 2008, Kuvendi u mbështet nga tre Projekte Binjakëzimi me vlerë të përgjithshme prej 3,05 milion euro, të zbatuara në periudhën 2011 – 2018.
Objektivat kryesore të këtyre tri projekteve ishte:

1. Përmirësimi i procesit legjislativ në Kuvend;
2. Fuqizimi i praktikave menaxhuese në Kuvend në menaxhimin e burimeve financiare dhe buxhetore, burimeve njerëzore dhe sistemit të TIK;
3. Fuqizimi i funksionit mbikëqyrës të Kuvendit në seanca plenare dhe komisione;
4. Përgatitja për integrimin në BE; dhe
5. Ofrimi i mbështetjes administrative për deputetët në lidhje me detyrat në procesin e integrimeve evropiane.

Para përgatitjes së mbështetjes së re për Kuvendin, Zyra e BE-së në Kosovë në tetor 2018 inicioj një vlerësim të pavarur të këtyre tre Projekteve të Binjakëzimit. Konkluzionet e vlerësimit përfshijnë të gjeturat në lidhje me rëndësinë, efikasitetin, efektivitetin, ndikimin, qëndrueshmërinë, vlerën e shtuar nga BE dhe koherencën e tre Projekteve të Binjakëzimit.

Ky vlerësim paraqet një mjet shumë të dobishëm për planifikimin e mbështetjes për Kuvendin në të ardhmen.

Ju lutemi shihni më shumë detaje në raportin në linkun më poshtë:

Raporti përfundimtar i vlerësimit

Plani i Veprimit për Kuvendin e Kosovës (vetëm në gjuhën angleze)

Foto nga FLICKR:

Opening Ceremony of the twinning project: Further Support to Kosovo Assembly

Twinning project: Supporting the Kosovo Assembly – closing event 21 Feb 2018

RELATED PICTURES & VIDEOS

READ MORE


Projekti i kogjenerimit: rritja e furnizimit me ngrohje dhe ulja e emetimit të CO2

POSTUAR MË: 13 Nëntor 2018
EMRI I PROJEKTIT: Projekti i kogjenerimit: rritja e furnizimit me ngrohje dhe ulja e emetimit të CO2

Projekti i Kogjenerimit i financuar nga BE-ja është një hap në drejtimin e duhur për të siguruar furnizimn me ngrohje shumë të nevojshme për qytetarët e Kosovës gjatë dimrit. Ky ishte përfundimi me të cilin u pajtuan panelistët gjatë diskutimit Efiçienca e Energjisë - Kogjenerimi dhe Ngrohja ...

Projekti i Kogjenerimit i financuar nga BE-ja është një hap në drejtimin e duhur për të siguruar furnizimn me ngrohje shumë të nevojshme për qytetarët e Kosovës gjatë dimrit. Ky ishte përfundimi me të cilin u pajtuan panelistët gjatë diskutimit Efiçienca e Energjisë – Kogjenerimi dhe Ngrohja e Qytetit në Prishtinë. Diskutimi u organizua si pjesë e fushatës për mjedisin #JEPIMUNDËSIGJELBËRIMIT, e financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrësit e debatit patën mundësinë të mësojnë më shumë për rëndësinë e efiçincës së energjisë, si dhe të shkëmbejnë idetë rreth përmirësimit të mjedisit në Kosovë. Projekti i Kogjenerimit është një shembull i prekshëm i zgjidhjes afatgjate për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova lidhur me efiçiencën e energjisë. Me një investim prej 13.8 milionë eurosh, BE-ja synon të përmirësojë funksionimin e ngrohtores së qytetit në Prishtinë duke ulur kështu edhe emetimin e CO2 në Kosovë. Përmes ndërtimit të një lidhjeje me tuba midis rrjetit të ngrohjes ‘Termokos’ në Prishtinë dhe termocentralit ‘Kosova B’, ky qëllim tani është bërë realitet.

Libor Chlad, Zëvendës Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë/PPBE, përmendi rezultatet pozitive që ka projekti për qytetarët e Prishtinës. Jo vetëm që ajri do të jetë më pak i ndotur, por edhe 12.000 amvisëri dhe 60.000 qytetarë do të ndiejnë përfitimet e këtij projekti dhe do të kenë furnizim 24 orë me ngrohje. Megjithatë, sipas Chlad, sektori i energjisë në Kosovë ende përballet me sfida të mëdha; intensiteti i energjisë është rreth katër herë më i lartë se mesatarja e BE-së; dhe sektori i energjisë mbetet një nga ndotësit më të mëdhenj në Kosovë. Prandaj Chlad bën thirrje për një debat mbarëkombëtar mbi mënyrën e ngritjes së furnizimit dhe sektorit të energjisë në Kosovë. “Shikoni brenda Kosovës për burime energjie, dhe përdorni teknologjitë e reja të disponueshme”, theksoi Chlad.

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ishte i të njëjtit mendim me panelistët. Projektin e Kogjenerimit ai e quajti “një privilegj”, por i cili tashmë kërkon zgjerim të mëtejmë. “Kosova duhet të ulë përdorimin e drurit dhe qymyrit si burime energjie dhe më shumë qytetarë duhet të lidhen me ngrohtoren e qytetit”, tha Ahmeti. Kjo është arsyeja pse Kosova së bashku me BE-në, tani përqendrohet në krijimin e ngrohtoreve qendrore në mbarë vendin në Kosovë. BE do të mbështesë këto angazhime të ardhshme dhe do të përmirësojë mjedisin në Kosovë me 19 milionë euro shtesë në kuadër të fondeve IPA 2015.

Pra, le t’i japim mundësi gjelbërimit dhe të vazhdojmë rritjen e furnizimit me ngrohje dhe të bëjmë përmirësime për të mbrojtur mjedisin në Kosovë.

RELATED PICTURES & VIDEOS

READ MORE


Më Shumë Lajme

FLETËT INFORMUESE MË TË FUNDIT TË PROJEKTIT


PËRKRAHJA E ARSIMIT NË KOSOVË NDËRTIMI I TRE SHKOLLAVE TË REJA PËR ARSIMIN FILLOR DHE TË MESËM TË ULËT

EMRI I PROJEKTIT:

Përkrahja e arsimit në Kosovë Ndërtimi i tre shkollave në KOSOVË Kontratë shërbimi -nr. Dizajnimi dhe Mbikëqyrja për Ndërtimin e Shkollave në Kosovë (2020/419) Kontrata e Punimeve – Nr: LLOTI 1: 2 Ndërtimi i Shkollës në PRIZREN - 2021/428-052 Numri i identifikimit: EuropaAid/140460/DH/SER/XK (Kontratë Shërbimi) NEAR/PRN/2021/EA-OP/0067 (Kontratë për Punime)

SECTORI:

Arsimi

VLERA E PROJEKTIT:

Përkrahja e arsimit në Kosovë Ndërtimi i tre shkollave në KOSOVË Kontratë shërbimi -nr. Dizajnimi dhe Mbikëqyrja për Ndërtimin e Shkollave në Kosovë (2020/419) Kontrata e Punimeve – Nr: LLOTI 1: 2 Ndërtimi i Shkollës në PRIZREN - 2021/428-052 Numri i identifikimit: EuropaAid/140460/DH/SER/XK (Kontratë Shërbimi) NEAR/PRN/2021/EA-OP/0067 (Kontratë për Punime)

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Për të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës arsimore në Kosovë në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët, me theks të veçantë në përfshirjen e fëmijëve që i përkasin komuniteteve minoritare dhe klasave të mbingarkuara.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Ndërtimi i shkollës filloi më 1 mars 2022, me një kohëzgjatje fillimisht të planifikuar prej 15 muajsh dhe një buxhet prej 4,250,935.19 EUR. Megjithatë, ngjarjet e paparashikuara, si pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë, ndërprenë në mënyrë të konsiderueshme zbatimin e projektit, duke çuar në vonesa dhe rritje të kostove. Si rezultat, vlera totale e kontratës së punimeve rrit në EUR 5,264,069.57 për të akomoduar shpenzime më të larta ndërtimi. Shkolla e re tani pritet të përfundojë deri në amrs 2025 në vend të planifikimit fillestar të vitit 2023. Dizajni i Shkollës dhe Struktura Arsimore Shkolla e projektuar rishtazi në Prizren bie nën kategorinë "arsimi themelor" dhe përbëhet nga tre nivele arsimore: parafillor, fillor, dhe i mesëm i ulët. Ajo do të akomodojë 900 nxënës. Në sistemin arsimor të Kosovës, këto nivele janë strukturuar si më poshtë: • Niveli 0: Arsimi parashkollor – I projektuar për fëmijët e moshës 5 deri në 6 vjeç, zgjat një vit. • Niveli 1: Arsimi fillor – Faza e parë e arsimit të detyrueshëm, që zgjat pesë vjet për nxënësit e moshës 6 deri në 12 vjeç. • Niveli 2: Arsimi i mesëm i ulët – Faza e dytë e arsimit të detyrueshëm, që zgjat katër vjet për nxënësit e moshës 12 deri në 15 vjeç. Meqenëse sistemi arsimor i Kosovës kërkon 10 vite arsim të detyrueshëm, një shkollë e bazuar në modelin e arsimit bazë duhet të jetë e pajisur për të ofruar arsim nga kopshti deri në shkollën e mesme të ulët. Qëllimi është të sigurohet që nxënësit të përfundojnë të gjitha fazat e arsimit të detyrueshëm brenda të njëjtit mjedis shkollor. Specifikimet e Projektimit të Shkollës Sipas Udhëzimeve për Projektimin e Pajisjeve Shkollore – Norma dhe Standardet (Vëllimi 1), shkolla në Prizren është planifikuar me: • 3 cikle arsimore • 30 dhoma mësimore në total • 30 nxënës për dhomë mësimore • Një kapacitet total prej 900 nxënësish Kjo projektim synon të ofrojë një mjedis mësimi modern dhe të pajisur mirë që plotëson standardet e kërkuara arsimore. Kontratë shërbimi: - Ofrimi i shërbimeve të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të kontratave si Mbikëqyrës për Kontratat e Punimeve që do të ekzekutohen sipas kushteve dhe rregullave të PRAG, për sa i përket cilësisë, kohës dhe kostos. Kontrata e Punimeve - Realizimi i duhur i ndërtesës së shkollës në Prizren siç përcaktohet në dokumentet kontraktuale.

Lexo më shumë për projektin dhe lajmet më të fundit rreth tij
PËRKRAHJA E ARSIMIT NË KOSOVË NDËRTIMI I TRE SHKOLLAVE TË REJA PËR ARSIMIN FILLOR DHE TË MESËM TË ULËT

EMRI I PROJEKTIT:

Përkrahja e arsimit në Kosovë Ndërtimi i tre shkollave në KOSOVË Kontratë shërbimi -nr. Dizajnimi dhe Mbikëqyrja për Ndërtimin e Shkollave në Kosovë (2020/419) Kontrata e Punimeve – Nr: LLOTI 1: 3 Ndërtimi i Shkollës në FERIZAJ - 2021/428-053 & 2021/428-069 & 2023/444-426 Numri i identifikimit: EuropaAid/140460/DH/SER/XK (Kontratë Shërbimi) NEAR/PRN/2021/EA-OP/0067 (Kontratë për Punime)

SECTORI:

Arsimi

VLERA E PROJEKTIT:

Kontratë shërbimi: Shuma e kontratës: EUR 586,305.00 Kontrata e Punimeve Çmimi i kontratës pa përfshirë provizoret shuma dhe TVSH/taksat e tjera: EUR 3,197,107.20 Shuma Provizore/Kontingjenca: EUR 1,325,867.97 Çmimi total i kontratës duke përfshirë shumën provizore: EUR 4,522,975.17

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

• Për të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës arsimore në Kosovë në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët, me theks të veçantë në përfshirjen e fëmijëve që i përkasin komuniteteve minoritare dhe klasave të mbingarkuara.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Ndërtimi i shkollës filloi më 10 janar 2022, me një kohëzgjatje fillimisht të planifikuar prej 15 muajsh dhe një buxhet prej 3,688,164.81 EUR. Megjithatë, ngjarjet e paparashikuara, si pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë, ndërprenë në mënyrë të konsiderueshme zbatimin e projektit, duke çuar në vonesa dhe rritje të kostove. Si rezultat, vlera totale e kontratës së punimeve rrit në EUR 4,522,975.17 për të akomoduar shpenzime më të larta ndërtimi. Shkolla e re tani pritet të përfundojë deri në fund të korrikut 2025 në vend të planifikimit fillestar të vitit 2023. Dizajni i Shkollës dhe Struktura Arsimore Shkolla e projektuar rishtazi në Ferizaj bie nën kategorinë "arsimi themelor" dhe përbëhet nga tre nivele arsimore: parafillor, fillor, dhe i mesëm i ulët. Ajo do të akomodojë 900 nxënës. Në sistemin arsimor të Kosovës, këto nivele janë strukturuar si më poshtë: Niveli 0: Arsimi parashkollor – I projektuar për fëmijët e moshës 5 deri në 6 vjeç, zgjat një vit. Niveli 1: Arsimi fillor – Faza e parë e arsimit të detyrueshëm, që zgjat pesë vjet për nxënësit e moshës 6 deri në 12 vjeç. Niveli 2: Arsimi i mesëm i ulët – Faza e dytë e arsimit të detyrueshëm, që zgjat katër vjet për nxënësit e moshës 12 deri në 15 vjeç. Meqenëse sistemi arsimor i Kosovës kërkon 10 vite arsim të detyrueshëm, një shkollë e bazuar në modelin e arsimit bazë duhet të jetë e pajisur për të ofruar arsim nga kopshti deri në shkollën e mesme të ulët. Qëllimi është të sigurohet që nxënësit të përfundojnë të gjitha fazat e arsimit të detyrueshëm brenda të njëjtit mjedis shkollor. Specifikimet e Projektimit të Shkollës Sipas Udhëzimeve për Projektimin e Pajisjeve Shkollore – Norma dhe Standardet (Vëllimi 1), shkolla në Ferizaj është planifikuar me: • 3 cikle arsimore • 30 dhoma mësimore në total • 30 nxënës për dhomë mësimore • Një kapacitet total prej 900 nxënësish Kjo projektim synon të ofrojë një mjedis mësimi modern dhe të pajisur mirë që plotëson standardet e kërkuara arsimore. Kontratë shërbimi: • Ofrimi i shërbimeve të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të kontratave si Mbikëqyrës për Kontratat e Punimeve që do të ekzekutohen sipas kushteve dhe rregullave të PRAG, për sa i përket cilësisë, kohës dhe kostos. Kontrata e Punimeve • Realizimi i duhur i ndërtesës së shkollës në Ferizaj siç përcaktohet në dokumentet kontraktuale.

Lexo më shumë për projektin dhe lajmet më të fundit rreth tij
Më Shumë Projekte

Lajmet më të fundit nga EEAS


LEXO MË SHUMË/REDIRECT

NA NDIQNI NË MEDIAT SOCIALE



@EUKosovo

European Union in Kosovo Follow

EU in Kosovo works to advance Kosovo’s European agenda and support its European path. Headed by Ambassador @AivoOrav.

Avatar
Retweet on Twitter European Union in Kosovo Retweeted
Avatar European External Action Service - EEAS 🇪🇺 @eu_eeas ·
11 Kor

Today we remember the victims of the Srebrenica genocide, 30 years later.

Their memory calls us to stand against hatred and injustice, and to honour those whose lives were taken but whose legacy endures. Remembrance is not just about the past: it is a daily commitment to…

Reply on Twitter 1943600458951455094 Retweet on Twitter 1943600458951455094 135 Like on Twitter 1943600458951455094 559 Twitter 1943600458951455094
Load More


@Europeanunionkosovo

📍 The first SAA Subcommittee meeting since the EU began gradually lifting measures is taking place today.

We hope this marks a good start for more to come. With the current momentum on EU enlargement, it's time to get back on track and work together to advance across all sectors.

📢 Stay tuned for the conclusions from today’s meeting!

#EUinKosovo #SAA #EUIntegration #Partnership #Enlargement
Meaningful discussion today with representatives of civil society and business organisations ahead of the upcoming Subcommittee Meeting on Trade, Industry, Customs, and Taxation. Civil society’s input is key to bringing the voices of the people to the table and making the EU’s impact more relevant for their lives.

We are glad to see everyone eager to resume the dialogue as part of the gradual lifting of measures — and to continue engaging on Kosovo’s progress on its EU integration path.

#EUinKosovo #CivilSociety #EUIntegration
🎓✨ Welcoming fresh perspectives from across the Atlantic!

We had the pleasure of hosting a vibrant group of students from the University of North Carolina 🇺🇸 at the EU Office in Kosovo. 🇪🇺

EU Ambassador Aivo Orav and our team had an inspiring discussion with them on key topics:
🔹 The EU’s role in Kosovo
🔹 The enlargement journey
🔹 The Pristina–Belgrade Dialogue
…and more!

These conversations help us reflect on our mission and, we hope, spark curiosity and motivation in the next generation to engage deeply with the EU and its work in Kosovo.

To all young changemakers out there — keep asking questions, stay curious, and stay involved! 💬🌍

#EUinKosovo #YouthEngagement #FutureLeaders
🎓 After more than 5 years of dedicated work, the EU-funded project ICT for Kosovo’s Growth has come to a successful close! 🇪🇺

💻📚 Through this project, over 3,100 young people in Kosovo have been trained and certified in advanced ICT modules including Java Programming, Cyber Security, Web Development, Python, Big Data Analytics, Cloud Computing, Machine Learning, and Artificial Intelligence.

🤝 Today, together with the Ministry of Economy, WEglobal, EPM, Prishtina REA, STIKK, ICK, and other partners, we celebrated the achievements of the tenth and final group of graduates. The event also brought together stakeholders from government, industry, academia, and the ICT sector to discuss how Kosovo can continue to develop its digital skills ecosystem and connect training with employment opportunities.

👏 Congratulations to all the graduates who are ready to shape Kosovo’s digital future! And congratulations for the excellent gender balance reached lately! This shows that women are also powerful and skilled in ICT!

#EUinKosovo #ICTforGrowth #DigitalSkills #YouthEmpowerment


@EuropeanUnionInKosovo

European Union in Kosovo
European Union in Kosovo️ 3 ditë më parë

📍 The first SAA Subcommittee meeting since the EU began gradually lifting measures is taking place today. We hope this marks a good start for more to come. With the current momentum on EU enlargement, it's time to get back on track and work together to advance across all sectors. 📢 Stay tuned for the conclusions from today’s meeting! #EUinKosovo #SAA #EUIntegration #Partnership #Enlargement --- 📍 Takimi i parë i Nënkomitetit të MSA-së që nga fillimi i heqjes graduale të masave nga BE-ja po zhvillohet sot. Shpresojmë që kjo të shënojë një fillim të mbarë për shumë të tjerë që do të vijnë. Në këtë fazë dinamike të zgjerimit të BE-së, është koha të rikthehemi në rrugën e duhur dhe të punojmë së bashku për të avancuar në të gjitha fushat. 📢 Ndiqni përfundimet që do të dalin nga takimi i sotëm! --- 📍 Danas se održava prvi sastanak Potkomiteta za SSP otkako je EU počela postepeno da ukida mere. Verujemo da je ovo pozitivan signal za buduće aktivnosti koje slede.U duhu trenutne dinamike proširenja EU, sada je pravi trenutak da se vratimo na pravi put i da zajednički radimo na napretku u svim oblastima. 📢 Pratite nas za zaključke sa današnjeg sastanka!

Photo

Kanali në YouTube


 

Bashkimi Evropian përkrahë Javën e Diplomacisë Klimatike 2018

Ndotja e ajrit po bëhet brengosëse dita ditës. Ky realitet po rrit interesimin e Kosovarëve për ndryshimet klimatike dhe kontributin njerëzor për këtë fenomen. Bashkimi Evropian po ndihmon në rritjen e vetëdijes.


Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / PPBE


Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është pjesë e rrjetit të më shumë se 130 Delegacioneve të BE-së që ekzistojnë në vendet dhe organizatat ndërkombëtare dhe roli i tyre është kryesisht: të paraqesë, të shpjegojë dhe zbatojë analizën e politikave të BE-së dhe të raportojë mbi politikat dhe zhvillimet në vendet / institucionet në të cilat ata janë të akredituar. Zyra e BE gjithashtu luan një rol kyç në zbatimin e ndihmës financiare të konsiderueshme të BE-së për Kosovën. EUSR ofron këshilla dhe mbështetje për Qeverinë e Kosovës në procesin politik; siguron koordinim të përgjithshëm për praninë e BE-së në Kosovë; dhe kontribuon në zhvillimin dhe konsolidimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Kosovë.

 

https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo_sq


Shtëpia e Evropës


E vendosur në qendër të Prishtinës dhe Mitrovicës së Veriut, Shtëpia e Evropës e BE-së është një vend ku qytetarët mund të vijnë të takohen dhe të diskutojnë si dhe të kërkojnë informacion mbi Bashkimin Evropian. Shtëpia e Evropës jep informacion mbi Bashkimin Evropian, institucionet dhe politikat e tij, grantet dhe projektet e ndryshme të BE për Kosovën dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. Nëpërmjet komunikimit me qytetarët e Kosovës për çështjet që lidhen me BE, lehtë mund të themi se Shtëpia e Evropës vepron si ‘sy dhe vesh’ për praninë e BE në Kosovë dhe është qendër e aktiviteteve të lidhura me BE.

 

https://europehouse-kosovo.com/sq/


Komisioni Evropian


Komisioni Evropian është një institucion i Bashkimit Evropian, përgjegjës për propozimin e legjislacionit, zbatimin e vendimeve, mbajtjen e traktateve të BE-së dhe administrimin e biznesit të përditshëm të BE-së. Gjeni se çfarë po bën Komisioni Evropian, si është organizuar, standardet dhe parimet që ajo mbështet, se si të përfshihen në politikat dhe ligjin e BE-së, të lidhen me departamentet e saj dhe shërbimet e shtypit dhe të organizojnë një vizitë.

 

www.ec.europa.eu/commission


  • Copyright © 2018 European Union Office in Kosovo - European Union Special Representative in Kosovo. All rights reserved.
  • Rreth Nesh