Deklarata e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini në emër të BE-së me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Bashkimi Evropian riafirmon angazhimin e vet për të luftuar të gjitha format e diskriminimit dhe krimit të urrejtjes, në bazë të orientimit seksual, identitetit gjinor dhe karakteristikave seksuale dhe për të vazhduar të promovovimin aktiv dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë (LGBTI).

Brenda dhe jashtë Bashkimit Europian, personat LGBTI shpesh janë objekt i dhunës dhe krimit të urrejtjes. Ata janë ende subjekt i shpeshtë i diskriminimit dhe keqtrajtimit në bazë të orientimit të tyre seksual, identitetit gjinor ose karakteristikave seksuale. Në shumë vende, pasja e një partneri të të njëjtls gjini mbetet krim. Njerëzit arrestohen, burgosen dhe në disa raste ekzekutohen vetëm për shkak të marrëdhënies së tyre. Edhe në vendet me mbrojtje ligjore të orientimit seksual, stigmatizimi për shkak të homofobisë, transfobisë dhe bifobisë mbetet i lartë, duke çuar në përjashtim shoqëror me kosto për shoqërinë që lidhen me ekonominë dhe shëndetin.

Viti 2018 është një vit i rëndësishëm për të drejtat e njeriut, ndërsa shënojmë 70 vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Neni i saj i parë i parë thotë “të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta”. Personat LGBTI nuk bëjnë përjashtim dhe BE do të vazhdojë të luftojë për “të drejta të barabarta për të gjithë” pavarësisht nga orientimi seksual.

Përmes kombinimit të dialogut politik dhe për të drejtat e njeriut, aktiviteteve të ndërgjegjësimit, ndihmës financiare dhe mjeteve specifike të politikave siç është “Lista e veprimeve të Komisionit Evropian për të avancuar barazinë e LGBTI” dhe “Udhëzuesin e BE për të promovuar dhe mbrojtur gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut nga personat LGBTI”, Bashkimi Evropian do të vazhdojë të adresojë diskriminimin dhe dhunën në bazë të orientimit seksual ose identitetit gjinor dhe të tregojë përkushtimin e Bashkimit Evropian për të avancuar barazinë e LGBTI në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.
Bashkimi Europian i nderon sot të gjithë ata që punojnë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të personave LGBTI. Na lejoni ta ritheksojmë “Mbrojtës të të Drejtave të Njeriut, nuk jeni vetëm dhe Bashkimi Evropian gjithmonë do të jetë me ju”.

Vendet kandidate, ish-Republika Jugosllave të Maqedonisë*, Mali i Zi*, Serbia* dhe Shqipëria*, vendi që është në Proces të Stabilizim-Asociimit dhe kandidat potencial Bosnja dhe Hercegovina, dhe vendet e EFTA-s Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtaret e Zonës Ekonomike Evropiane, si dhe Gjeorgjia, rreshtohen pas kësaj deklarate.

* Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria vazhdojnë të jenë pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit.