OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM
Krijimi dhe mirëmbajtja e një koalicioni efektiv që synon të forcojë kapacitetet e OShC-ve pjesëmarrëse për të avokuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të grupeve të caktuara të cenueshme dhe të margjinalizuara (GCM). Në veçanti, Koalicioni do të: 1. formojnë një mekanizëm bashkëpunimi për të siguruar ndihmë dhe mbështetje për anëtarët e GCM-ve, të drejtat themelore të të cilëve nuk janë të garantuara ose të mbrojtura; 2. krijojë pjesëmarrje kuptimplotë dhe të informuar në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes së qeverisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të GCM-ve në bazë të hulumtimeve multidisiplinare të politikave; 3. fuqizojë kapacitetet institucionale dhe aftësitë ndërdisiplinore të OShC-ve pjesëmarrëse; 4. rrisë ndërgjegjësimin për rolin e shoqërisë civile në avancimin e qasjes në të drejtat themelore për të gjithë.
PËRFITUESIT
Shoqëria civile e Kosovës / Grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara në Kosovë / Institucionet publike të Kosovës / Publiku i gjerë në Kosovë.
GRUPET E SYNUARA
Përafërsisht 30 OShC aktive që mbrojnë dhe promovojnë sundimin e ligjit dhe qasjen në të drejtat themelore për GCM-të / Anëtarët e GCM-ve me qasje të kufizuar në të drejtat themelore / Institucionet qeveritare në nivel qendror dhe lokal drejtpërdrejtë përgjegjëse për realizimin e të drejtave themelore.
VENDNDODHJA
Kosovë
REZULTATET
1. Funksionalizimi i një mekanizmi efektiv bashkëpunimi për mbështetje në rastet e qasjes së kufizuar në të drejtat themelore për anëtarët e GCM-vel; 2. Vendosja e dialogut strukturor për kontribute të rëndësishme dhe të informuara të shoqërisë civile në proceset e politikës dhe vendimmarrjes së qeverisë për të adresuar mangësitë në zbatimin e kuadrit ligjor përkatës; 3. Forcimi i kapaciteteve institucionale, aftësive ndërdisiplinore dhe rrjeteve profesionale të OSHC-ve pjesëmarrëse; 4. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rolin vendimtar të shoqërisë civile brenda demokracisë pjesëmarrëse.
AKTIVITETET
1. Krijimi dhe menaxhimi i një rrjeti bashkëpunues të OShC-ve për ndihmë sipas rastit dhe ndihmë për anëtarët e GCM-ve me qasje të kufizuar në të drejtat themelore; 2. Zhvillimi dhe komunikimi i rekomandimeve për politikëbërsit dhe vendimmarrësit bazuar në hulumtime të politikave strukturore dhe monitorimi i qasjes në gjashtë (6) të drejtat themelore për GCM-të; 3. Ndërtimi i kapaciteteve të brendshme të OShC-ve pjesëmarrëse; 4. Fushatat për ndërgjegjësimin e publikut.
PARTNERËT
Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë / Qendra për Zhvillimin e Grupeve Sociale (CSGD) / Qendra për Barazi dhe Liri për Komunitetin LGBTI në Kosovë (CEL) / Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) / Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut / Kosova Glocal / Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD)
VLREA
1,110,928.00 EUR; 90% financuar nga Bashkimi Evropian