TITULLI I PROJEKTIT:
Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Mbështetja e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e mëtejmë të kapacitetit institucional për të krijuar bazën për standarde për ekonomi të qëndrueshme në përputhje me acquis të BE-së dhe kërkesat e MSA-së (Marrëveshja e Stabilizim Asociimit).
QËLLIMI I PROJEKTIT:
Kontribut në sigurimin e një mjedisi konkurrues në Kosovë dhe një niveli më të lartë të disiplinës në ndihmën shtetërore duke rritur dhe fuqizuar efikasitetin dhe efektivitetin e kapaciteteve administrative në fushat e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si dhe duke siguruar përafrimin e legjislacionit në këto fusha me kornizën legjislative të BE-së.
LOKACIONI:
KOSOVË
SEKTORI:
Zhvillimi Ekonomik
PËRFITUESIT:
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK); Komisioni Kosovar i Konkurrencës (KKK); Departamenti për Ndihmë Shtetërore (DNSH) në Ministrinë e Financave dhe Komisioni për Ndihmë Shtetërore (KNSH); Ofruesit e identifikuar të ndihmës shtetërore në nivel qendror (në mesin e ministrive kryesore) dhe në nivel lokal (administrata, komunat). Ministritë e linjës, rregullatorët e sektorit dhe autoritetet e prokurimit publik; Gjyqtarët; Odat Ekonomike, Akademia, Bizneset, Shoqatat Tregtare, Shoqatat Profesionale, Media, OJQ-të, Shoqëria Civile
KOHËZGJATJA
15/Janar/2019 – 15/Korrik/2022 (40 mauj)
VLERA:
2,998,000 EUR
REZULTATET:
Kontribut në sigurimin e një mjedisi konkurrues në Kosovë dhe një niveli më të lartë të disiplinës në ndihmën shtetërore; Rritja dhe fuqizimi i efikasitetit dhe efektivitetit të kapaciteteve administrative në fushat e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si dhe duke siguruar përafrimin e legjislacionit në këto fusha me kornizën legjislative të BE-së.