TITULLI I PROJEKTIT:
Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Të kontribuojë drejt një shoqërie më demokratike dhe prosperuese përmes zhvillimit të OSHC-ve më të qëndrueshme, që mund të shërbejnë si agjentë të ndryshimit në politika dhe vendim-marrje në të gjitha nivelet e qeverisjes.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Demokraci
KOHËZGJATJA:
36 muaj Data e fillimit: 01/02/2018 Data e përfundimit: 31/01/2021
VLERA:
Kostoja totale e projektit 301.581,76 €; kontributi i BE-së 271,423.58 €
AGJENCIA ZBATUESE:
Forumi për Iniciativa Qytetare - FIQ
PËRFITUESIT:
OSHC-të, institucionet publike, mediat Përfitues përfundimtarë: OShC-të, institucionet publike, mediat, komunitetet lokale
PARTNERËT:
Instituti për Politika Zhvillimore - INDEP
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Veprimi ka dy qëllime kryesore: 1) Të përkrahë zhvillimin e OSHC-ve të vetëqëndrueshme në gjithë Kosovën, me fokus specifik tek zhvillimi organizativ, avokimi, mbledhja e fondeve, profilizimi, partneritetet dhe rrjetëzimi. 2) Të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin mes OSHC-ve, autoriteteve lokale dhe qendrore në proceset e hartimit të politikave dhe vendim-marrjes.
AKTIVITETET:
A1. Themelimi i Qendrës Burimore Kombëtare për OShC-të A2: Dizajnimi i sistemit elektronik të aplikimit për QBK-në A3: Shtrirja në komunitet, si dhe përzgjedhja e OSHC-ve A4: Akademia e Qëndrueshmërisë A5: Ndarja e granteve për 15 OSHC për të zbatuar projekte të vogla A6: Mentorimi individual (trajnim gjatë punës) A7: Akademia e Qëndrueshmërisë-Niveli vijues A8: Krijimi i të paktën 4 koalicioneve të OSHC-ve A9: Grante kthyese/bashkëfinancim për koalicionet e OSHC-ve të cilët arrijnë të mbledhin fonde nga burimet lokale A10: Ekspozita e OSHC-ve-Ndarja e përvojave A11: Konferencë Rajonale mbi Praktikat më të Mira për Fuqizimin e OShC-ve të Qëndrueshme
REZULTATET:
Rezultati 1. Krijimi dhe funksionalizimi i një Qendre Burimore Kombëtare për OShC-të për të shërbyer si qendër që të angazhohen në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, që të kenë qasje në burime të dobishme dhe të marrin pjesë në trajnime. Rezultati 2. Përforcimi i kapaciteteve organizative, funksionuese dhe avokuese të së paku 15 OSHC-ve për t'u angazhuar në dialog mbi zhvillimin e politikave dhe vendimmarrjes.