TITULLI I PROJEKTIT:

Veprimi i përbashkët për decentralizimin

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë drejt përfundimit të procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Mirëqenie sociale

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 21/12/2018 Data e përfundimit: 20/06/2022

VLERA:

Kostoja totale e projektit 535.295,52 €; kontributi i BE-së 480,963.02 €

AGJENCIA ZBATUESE:

Koalicioni I OJQ-ve per Mbrojtjen e Femijeve -KOMF

PËRFITUESIT:

Qytetarët që kanë nevojë për shërbime sociale dhe familjare

PARTNERËT:

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë Organizata për fëmijë pa kujdes prindor-OFAP Kentro Merimnas Oikogeniar Kai Pediou/ Kujdesi familjar dhe i fëmijëve-KMOP

QËLLIMET E PROJEKTIT:

1. Kontributi drejt përfundimit të procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë. 2. Forcimi dhe rritja e kapaciteteve dhe rolit aktiv të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF drejt procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale. 3. Avokimi drejt decentralizimit të shërbimeve sociale përmes kontributit në përmirësimin e kornizës përkatëse ligjore, monitorimin e legjislacionit aktual dhe mobilizimin e institucioneve publike. 4. Ngritja e vetëdijes së publikut të gjerë përmes komunikimit medial mbi decentralizimin e shërbimeve sociale.

AKTIVITETET:

A1: Kryerja e takimeve të rregullta midis Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF për koordinimin e veprimeve në procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale. A2: Organizimi i trajnimeve, mentorimit, stërvitjes, për të ndarë praktikat dhe rritur kapacitetet e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF për të mbrojtur, monitoruar dhe për të marrë pjesë në vendimmarrjen publike për procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale. A3: Zhvillimi i tri strategjive dhe planeve të veprimit për Komunikimin; Avokimin; Mbledhjen e fondeve dhe vullnetarizimin për Grupin Tematik për Mirëqenien Sociale në kuadër të koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF. A4: Kryerja e hulumtimit mbi ndikimin e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale. A5: Organizimi i tryezave të rrumbullakëta për të hartuar dhe shtyrë përpara pozitën e koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF për të marrë pjesë dhe ndikuar në përmirësimin e Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare; Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, si dhe ofrimi i Granteve Specifike për Shërbimet Sociale. A6: Ndërmarrja e monitorimit vjetor nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF për zbatimin e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale. A7: Organizimi i punëtorive, konferencave me autoritetet qendrore dhe lokale për të mobilizuar institucionet publike drejt përfundimit të procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale. A8: Mbajtja e këmbimeve/bashkëpunimit të rregullt dhe sistematik me Mediat, lidhur me promovimin dhe transmetimin e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale.

REZULTATET:

ER1: Përforcimi i koordinimit, kapaciteteve dhe fushëveprimit të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF për të mbështetur procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale. ER2: Grupi Tematik për Mirëqenien Sociale në kuadër të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF fuqizohet dhe është më aktiv në procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale. ER3: Rritja dhe intensifikimi i avokimit nga ana e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF për përmirësimin e kornizës ligjore për procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale. ER4: Përforcohet monitorimi nga ana e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF mbi zbatimin e kornizës ligjore dhe procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale. ER5: Rritet komunikimi mediatik, transmetimi dhe mbulimi i procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale.