TITULLI I PROJEKTIT:

Zhvillimi institucional për modernizimin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të zvogëlohet vëllimi i mbeturinave të ngurta komunale të deponuara në landfille dhe të rritet pjesa e mbeturinave të ndara, ripërdorura dhe ricikluara.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Mjedisi / Menaxhimi i Mbeturinave

KOHËZGJATJA:

22 muaj (1 janar 2022 deri 31 tetor 2023)

VLERA:

7.015.325 EUR

AGJENCIA ZBATUESE:

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH

PËRFITUESIT:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, 38 komunat, ndërmarrjet komunale të pastrimit, OSHC-të, publiku i përgjithshëm

AKTIVITETET:

• Mbështetje për MMPHI-në dhe palët e interesit për të krijuar konceptet e sistemit dhe kornizën ligjore, institucionale për sistemet e PZP-së për 4 rrjedhat e mbeturinave • Maturimi i 3 projekteve investuese për mbështetje financuese siç janë identifikuar në SMIMK • Plotësim/ndryshimi SMIMK-së për të integruar aspektet e ekonomisë qarkore dhe granteve të performancës • Kryerja e analizave të përgjithshme ligjore dhe institucionale, zhvillimi i Planit për Zhvillim të Kapaciteteve dhe ofrimi i asistencës horizontale për zbatimin e legjislacionit për menaxhimin e mbeturinave për PZP • Mbështetja e procesit të përgatitjes dhe negocimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkomunal drejt menaxhimit të integruar të mbeturinave • Mbështetja e komunave për aplikimin e mjeteve të planifikimit të integruar dhe përditësimin e planeve komunale të menaxhimit të mbeturinave • Forcimi i kapaciteteve të komunave për të promovuar angazhimin e sektorit privat në MMN dhe për të mbështetur shoqatat e biznesit për të promovuar angazhimin e sektorit privat • Zhvillimi dhe realizimi i programeve të trajnimit për zbatimin e legjislacionit për menaxhimin e mbeturinave në nivel qendror dhe lokal, dhe përmirësimi i ekspertizës në lidhje me mbeturinat. • Mbështetje për Komunitetet e Praktikës si platformë horizontale e të mësuarit, shkëmbimit dhe zhvillimit të kapaciteteve • Vetëdijesimi i publikut për menaxhimin modern të mbeturinave dhe ekonominë qarkore

REZULTATET:

• Është përmirësuar korniza institucionale dhe legjislative për sektorin e menaxhimit të mbeturinave • Është zhvilluar potenciali ekonomik i ekonomisë qarkore • Është rritur ekspertiza specifike sektoriale në vend.