Vlerësimi i mbështetjes së financuar nga BE për Kuvendin e Kosovës shtator 2018 – dhjetor 2018

Bashkimi Evropian ka ofruar ndihmë substanciale për Kuvendin e Kosovës që nga viti 2006. Që nga viti 2008, Kuvendi u mbështet nga tre Projekte Binjakëzimi me vlerë të përgjithshme prej 3,05 milion euro, të zbatuara në periudhën 2011 – 2018.
Objektivat kryesore të këtyre tri projekteve ishte:

1. Përmirësimi i procesit legjislativ në Kuvend;
2. Fuqizimi i praktikave menaxhuese në Kuvend në menaxhimin e burimeve financiare dhe buxhetore, burimeve njerëzore dhe sistemit të TIK;
3. Fuqizimi i funksionit mbikëqyrës të Kuvendit në seanca plenare dhe komisione;
4. Përgatitja për integrimin në BE; dhe
5. Ofrimi i mbështetjes administrative për deputetët në lidhje me detyrat në procesin e integrimeve evropiane.

Para përgatitjes së mbështetjes së re për Kuvendin, Zyra e BE-së në Kosovë në tetor 2018 inicioj një vlerësim të pavarur të këtyre tre Projekteve të Binjakëzimit. Konkluzionet e vlerësimit përfshijnë të gjeturat në lidhje me rëndësinë, efikasitetin, efektivitetin, ndikimin, qëndrueshmërinë, vlerën e shtuar nga BE dhe koherencën e tre Projekteve të Binjakëzimit.

Ky vlerësim paraqet një mjet shumë të dobishëm për planifikimin e mbështetjes për Kuvendin në të ardhmen.

Ju lutemi shihni më shumë detaje në raportin në linkun më poshtë:

Raporti përfundimtar i vlerësimit

Plani i Veprimit për Kuvendin e Kosovës (vetëm në gjuhën angleze)

Foto nga FLICKR:

Opening Ceremony of the twinning project: Further Support to Kosovo Assembly

Twinning project: Supporting the Kosovo Assembly – closing event 21 Feb 2018