TITULLI I PROJEKTIT:

Bashkë kundër abuzimit të fëmijëve - TACA

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të sigurohet që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre, duke promovuar mjedis pa abuzim në shkollat e Kosovës.

VENDI:

Ferizaj, Kamenicë, Vushtrri

SEKTORI:

Të drejtat e fëmijëve

KOHËZGJATJA:

36 muaj(01/02/2020 - 31/01/2023)

VLERA:

Kostoja totale e projektit 235.498,44 €; kontributi i BE-së 200,000.00 €

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Të mbrohen fëmijët e shkollave nga abuzimi dhe të minimizohen efektet e përvojave të keqtrajtimit, duke përmirësuar kapacitetet individuale dhe institucionale për parandalimin dhe mbështetjen ndaj abuzimit ndaj viktimave.

AGJENCIA ZBATUESE:

Qendra Arsimore e Kosovës (KEC)

PARTNERË:

Qendra për Studime të Avancuara - FIT

SIPËRFAQJA E MBULUAR:

Kosovë

PËRFITUESIT:

Komunitetet e shkollave të mesme të ulëta dhe autoritetet lokale në Ferizaj, Kamenicë, Vushtrri

AKTIVITETET:

1.1 Ndërtimi i kapaciteteve të autoriteteve komunale dhe shkollave të shënjestruara për t'u ballafaquar me rastet e abuzimit me fëmijët; 1.2 Mbështetja e autoriteteve komunale për të krijuar sistem efikas të reagimit ndaj abuzimit në shkollat e shënjestruara; 1.3 Të ofrohen shpërblime dhe mirënjohje për shkollat që bëhen model i mjediseve shembullore pa abuzim; 2.1 Zhvillimi i kurseve elektronike të mësimit mbi parandalimin e abuzimit dhe reagimin ndaj abuzimit për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, duke i pilotuar ato në komunat e shënjestruara; 2.2 Ofrimi i kurseve për parandalimin e abuzimit dhe reagimin ndaj abuzimit përmes platformës e-mësimore për nxënësit, mësuesit dhe prindërit në të gjithë Kosovën; 3.1 Organizimi i fushatave sociale për të ngritur vetëdijen e publikut mbi rreziqet që lidhen me abuzimin, si dhe për shpërndarjen e informatave mbi praktikat e mira; 3.2 Organizimi i një konference kombëtare për parandalimin e abuzimit, si ngjarje përfundimtare e projektit;

REZULTATET:

1. Rritja e kapaciteteve të shkollave dhe autoriteteve përgjegjëse për t'u ballafaquar me rreziqet e lidhura me abuzimin. 2. Përforcimi i aftësisë së nxënësve, mësuesve dhe prindërve për të parandaluar abuzimin e fëmijëve në shkolla, si dhe për të reaguar ndaj abuzimit në mënyrën e duhur. 3. Rritja e ndjeshmërisë së publikut të gjerë ndaj problemit të abuzimit me fëmijët.