TITULLI I PROJEKTIT:
BE-ja PËR QEVERISJE KOMUNALE MË TË MIRË– DEMOS III
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Performanca e përmirësuar e komunave në qeverisje, menaxhim dhe shërbime duke i kontribuar rritjes së kënaqshmërisë së qytetarëve.
QËLLIMI:
Projekti i nxit dhe mbështet 38 komunat e Kosovës në arritjen e qeverisjes lokale demokratike të përmirësuar dhe menaxhimit komunal më të mirë. Ai po ashtu e mbështet Qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave, të cilat janë më të favorshme për financimin e komunave të bazuara në rregulla.
SEKTORI:
Qeverisje
VLERA:
Vlera totale prej 16,000,000.00 EURO, nga të cilat BE-ja: 13,000,000 euro, Suedia : 3,000,000.00 euro Përveç kësaj , kontributi i Qeverisë jashtë kësaj kontrate është 15.000.000,00 euro
AGJENCIA ZBATUESE:
Demos
PËRFITUESIT:
Të 38 komunat e Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFLT).
REZULTATET:
Rezultati 1: Granti i Performancës Komunale është kredibil, efektiv dhe i institucionalizuar dhe zbatohet plotësisht nga MAPL-ja me angazhimin e mëtejshëm të publikut. Rezultati 2: Mbikëqyrja lokale nga organet komunale relevante përmirësohet, ndërsa mekanizmat e angazhimit të qytetarëve funksionalizohen duke i përfshirë gjithnjë e më shumë shoqërinë civile dhe grupet e margjinalizuara në vendimmarrjen komunale Rezultati 3: Korniza politike dhe ligjore është më e favorshme për qeverisjen lokale të decentralizuar dhe për financimin e komunave të bazuar në rregulla
PËRFUNDIMET:
Përfundimi 1.1: Kapacitetet e MAPL-së dhe ato të komunave avancohen për t’i zbatuar me sukses sistemet dhe proceset e performancës komunale Përfundimi 1.2: GPK është i hapur për publikun për kontroll më të madh mbi dhënat dhe proceset e performancës komunale, si dhe zbatimin e projekteve të GPK-së. Përfundimi 2.1: Kapacitetet e komunave rriten për të ofruar qasje më të mirë në informatat publike dhe për t’i angazhuar qytetarët në proceset e vendimmarrjes. Përfundimi 2.2: Kapacitetet e kuvendeve komunale, auditimit të brendshëm dhe shoqërisë civile rriten për t'i mbajtur përgjegjës zyrtarët komunalë të tyre. Përfundimi 3.1: Rriten kapacitetet e qeverisë për ta hartuar, zbatuar dhe monitoruar kornizën e politikave. Përfundimi 3.2: Hartohet korniza ligjore për një stimul afatgjatë të performancës brenda sistemit qeveritar