TITULLI I PROJEKTIT:

Cilësi, llogaridhënie dhe gjithëpërfshirje në arsim 2021

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Përfituesit nga aktivitetet e Veprimit janë: politikëbërësit, të përfaqësuar nga autoritetet qeveritare në nivel qendror (MASH) dhe lokal (komunat); komunitetet shkollore (mësimdhënësit, drejtuesit e shkollave, nxënësit dhe prindërit); Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) aktive në fushën e arsimit; publiku i gjerë.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Arsim

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 01 janar 2021. Data e përfundimit: 31 dhjetor 2021

VLERA:

Kostoja totale e projektit 46.652,50 €; kontributi i BE-së 41,987.25 €

AGJENCIA ZBATUESE:

Qendra Arsimore e Kosovës (KEC)

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi i Programit Vjetor të Punës (AWP) 2021 është të prodhojë raporte të hulumtimeve dhe monitorimeve mbi reformat kryesore të arsimit, si dhe të rrisë pjesëmarrjen e OSHC-ve në dialogun dhe zhvillimin e politikave.

PËRFITUESIT:

Përfituesit nga aktivitetet e Veprimit janë: politikëbërësit, të përfaqësuar nga autoritetet qeveritare në nivel qendror (MASH) dhe lokal (komunat); komunitetet shkollore (mësimdhënësit, drejtuesit e shkollave, nxënësit dhe prindërit); Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) aktive në fushën e arsimit; publiku i gjerë.

AKTIVITETET:

Hartimi i një plani të detajuar për kryerjen e hulumtimeve për çështjet e arsimit, duke përfshirë monitorimin e reformave dhe zhvillimeve të tjera në sektorin e arsimit; • Kryerja e hulumtimeve sipas këtij plani, si dhe publikimi i raporteve; • Inicimi dhe organizimi i diskutimeve publike për çështjet relevante në Sektorin e Arsimit; • Ndërmarrja dhe angazhimi në iniciativa avokimi, që synojnë përmirësime brenda Sektorit të Arsimit; • Rrjetëzimi dhe koordinimi i aktiviteteve me OSHC-të tjera dhe palët relevante të interesit, veçanërisht ato që fokusohen në sektorin e arsimit.

REZULTATET:

Disa nga rezultatet kryesore që duhen arritur gjatë zbatimit të Veprimit dhe në pasojat e tij të menjëhershme janë: • Tre (3) raporte të hulumtimit dhe monitorimit; • Gjashtë (6) diskutime publike; • Dy (2) iniciativa avokuese;