TITULLI I PROJEKTIT:

Cilësia, llogaridhënia dhe gjithëpërfshirja në arsim 2021

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i Veprimit është të përmirësohet llogaridhënia dhe transparenca brenda sistemit arsimor me anë të hulumtimeve arsimore, iniciativave avokuese, duke iniciuar debate për çështjet e arsimit dhe rrjetëzimin me OSHC-të e tjera për të rritur pjesëmarrjen në dialogun e politikave.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Arsim

KOHËZGJATJA:

12 muaj (01/01/2021 - 31/01/2021)

VLERA:

Vlera totale e projektit 46,652.50 euro; kontributi i BE-së 41,987.25 euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi i Programit Vjetor të Punës (PVP) 2021 është të prodhohen raporte hulumtuese dhe monitoruese mbi reformat kryesore të arsimit, si dhe të rritet pjesëmarrja e OSHC-ve në dialogun dhe zhvillimin e politikave.

ZONA E SYNUAR:

Kosovë

PËRFITUESIT:

Përfituesit nga aktivitetet e Veprimit përfshijnë: politikëbërës, të përfaqësuar nga autoritetet qeveritare në nivel qendror (MASH) dhe lokal (komuna); komunitetet shkollore (mësimdhënës, drejtues të shkollave, nxënës dhe prindër); Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) aktive në fushën e arsimit; publiku i gjerë.

AKTIVITETET:

• Zhvillimi i një plani të detajuar për kryerjen e hulumtimeve mbi çështjet e arsimit duke përfshirë monitorimin e reformave dhe zhvillimeve të tjera në sektorin e arsimit; • Kryerja e hulumtimit sipas këtij plani dhe publikimi i raporteve; • Iniciimi dhe organizimi i diskutimeve publike për çështjet relevante në Sektorin e Arsimit; • Ndërmarrja dhe angazhimi në iniciativa avokuese që synojnë përmirësime brenda Sektorit të Arsimit; • Rrjeti dhe koordinimi i aktiviteteve me OSHC-të e tjera dhe palët relevante të interesit, veçanërisht ato që fokusohen në sektorin e arsimit.

REZULTATET:

Disa nga rezultatet kryesore që duhen arritur gjatë zbatimit të Veprimit dhe në pasojat e tij të menjëhershme përfshijnë: • Tre (3) raporte të hulumtimit dhe monitorimit; • Gjashtë (6) diskutime publike; • Dy (2) iniciativa avokuese;