TITULLI I PROJEKTIT:
Dekarbonizimi dhe injektimi i lëndëve djegëse të automjeteve/sektori i transportit
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Të promovohet qarkullimi me neutralitet karboni për të ndihmuar në parandalimin e ndryshimeve klimatike, duke de-karbonizuar Transportin.
VENDI:
Rajoni i Pejës
SEKTORI:
Mjedis
KOHËZGJATJA:
12 muaj. Data e fillimit: 19/10/2020 - Data e përfundimit: 18/10/2021
VLERA:
40,000.00 Euro, kontributi i BE-së 20,000.00 Euro
AGJENCIA ZBATUESE:
Zero Carbon sh.p.k
PËRFITUESIT:
Zero Carbon sh.p.k
OBJEKTIVAT SPECIFIKE:
Objektiva specifikë të këtij veprimi janë: • Rritja e performancës së biznesit duke mbështetur inovacionin dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit që do të rezultonte në rritjen e kapacitetit dhe konkurrencës së biznesit; • Krijimi i një mjedisi të shëndetshëm, pa kimikate të rrezikshme dhe CO2; • Nxitja e ndërgjegjësimit për higjienën mjedisore dhe ndryshimin e sjelljes; • Krijimi i vendeve të punës; • Rritja e kapaciteteve rinore duke trajnuar nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Pejë.
REZULTATET:
Rezultatet e pritura janë: • Përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe reduktimi i emetimeve të karbonit duke përmirësuar performancën motorike, duke reduktuar kështu konsumin e lëndëve djegëse; • Fuqizimi ekonomik duke gjeneruar të ardhura për stafin e punësuar; • Rritja e kapaciteteve të të rinjve duke trajnuar deri në 25 nxënës.