TITULLI I PROJEKTIT:

Digjitalizimi i kopjeve të vërtetuara të regjistrave të gjendjes civile – Faza III Lidhja e arkivës elektronike të kopjeve të vërtetuara dhe Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile të Kosovës

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të kontribuohet në rritjen e besueshmërisë së sistemit të regjistrimit të gjendjes civile të Kosovës në kuadër të Konkluzioneve të dakorduara Beograd-Prishtinë 2011 dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Digjitalizimi i Administratës Publike

KOHËZGJATJA:

32 muaj (02/12/2019 - 01/08/2022)

VLERA:

2 milionë euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Këshilli Danez për Refugjatë, Operacioni në Kosovë

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Të kontribuohet në krijimin e një sistemi të vetëm dhe gjithëpërfshirës të përmirësuar me të dhënat e gjendjes civile në Kosovë

ZONA E SYNUAR:

Kosovë

PËRFITUESIT:

Agjencia e Regjistrimit Civil e Kosovës Zyrat Komunale të Gjendjes Civile

AKTIVITETET:

• Kryerja e vlerësimeve/shqyrtimeve të kornizave ekzistuese përkatëse • Zhvillimi i procedurave operative përkatëse • Sigurimi i disponueshmërisë së softuerit dhe harduerit përkatës të TI-së • Krahasimi i të gjitha shënimeve të arkivës elektronike me të dhënat e RQGJC-së për të identifikuar se ato që i përkasin të njëjtit individ • Sigurimi që të gjitha meta të dhënat e arkivit elektronik të korrespondojnë saktësisht me ato në imazhin përkatës • Krijimi i lidhjeve elektronike midis të dhënave që i përkasin të njëjtit individ • Sigurimi i aftësisë së personelit të ARC-së për të përdorur mjete të reja • Sigurimi i qasjes në sistemin e ri për ZKGJC-të • Zbatimi pilot në një komunë • Sigurimi i përfshirjes së plotë të personelit kyç të ARC-së në pilotim në mënyrë që t’u mundësohet ta përsërisin ushtrimin në të gjitha komunat e tjera të Kosovës

REZULTATET:

1. Të gjitha shënimet e arkivit elektronik dhe të Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile (RQGJC) që i përkasin të njëjtit individ janë të lidhura në mënyrë elektronike 2. Zyrat Komunale të Gjendjes Civile (ZKGJC) mund të përdorin të dhënat nga arkivi elektronik me kopje të verifikuara në mënyrë koherente dhe konsistente.