TITULLI I PROJEKTIT:
EU4Health: Kontributi në disponueshmërinë dhe qasjen në vaksina kundër COVID-19 në Kosovë
QËLLIMI I PROJEKTIT:
Të zbutet ndikimi social dhe ekonomik i COVID-19 në Kosovë.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Shëndetësi
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 16/03/2021 Data e përfundimit: 15/09/2022
VLERA:
Gjithsej kosto e projektit: 7,030,070 EUR (i gjithë kontributi i BE)
AGJENCIA ZBATUESE:
Ministria e Shëndetësisë, Kosovë
PARTNERËT:
Shtetet Anëtare të BE-së
PËRFITUESIT:
Sektori shëndetësor i Kosovës, qytetarët e Kosovës
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Të sigurohet që vaksinat kundër COVID-19 të blera përmes intervenimeve të financuara nga BE dhe marrëveshjeve dypalëshe të administrohen në Kosovë, veçanërisht për grupet prioritare të identifikuara (p.sh. punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit, personat e cenueshëm dhe me rrezik të lartë).
AKTIVITETET:
Në mbështetje të Rezultatit 1 - Faza e para-vaksinimit: (1) Prokurimi urgjent i çdo pajisjeje/furnizimi që mungon për fushatën e vaksinimit. (2) Nënshkrimi i marrëveshjeve të rishitjes/dhurimit me Shtetet Anëtare dhe prodhuesit dhe/ose marrëveshje të tjera të negociuara nga BE. (3) Nënshkrimi i marrëveshjeve të lidhura në mënyrë bilaterale me prodhuesit e vaksinave të autorizuara nga EMA. (4) Liferimi i vaksinave COVID-19 sipas marrëveshjeve Në mbështetje të Rezultatit 2 - Faza e vaksinimit: (5) Nisja e fushatës së vaksinimit (6) Zbatimi i fushatës së vaksinimit, regjistrimi dhe monitorimi siç kërkohet nga rregullatorët (7) Përfundimi i fushatës së vaksinimit për grupet prioritare të synuara dhe shtrirja e mundshme në grupe të tjera. (8) Komunikimi i përshtatshëm dhe dukshmëria e financimit të BE-së.
REZULTATET:
Rezultati 1: Vaksinat COVID-19 sigurohen, përmes prokurimit, për Kosovën Rezultati 2: Sigurimi i pajisjeve, pajisjeve mjekësore, materialit dhe materialit harxhues të nevojshëm për zbatimin e fushatës së vaksinimit