TITULLI I PROJEKTIT:
Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Të nxitet pjesëmarrja proaktive e Shoqërisë Civile në Kosovë, në politikëbërje dhe vendimmarrje, për efiçiencën e energjisë, mjedisin dhe ndikimin e tij në shëndet, me qëllim që politikat mjedisore të afrohen me acquis të BE-së.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Mjedis & Zhvillim i Shoqërisë Civile
KOHËZGJATJA:
42 muaj (15/01/2019 - 15/07/2022)
VLERA:
Kostoja totale e projektit 566,155.10 euro; kontributi i BE-së 503,878.04 euro
AGJENCIA ZBATUESE:
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese - BIRN
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Qëllimet e veprimit janë: 1) Të rriten kapacitetet e OSHC-ve dhe mediave lokale për të promovuar efiçiencën e energjisë, burimet e ripërtërishme, shëndetin dhe politikat mjedisore; 2) Të forcohet partneriteti dhe dialogu ndërmjet OSHC-ve, mediave dhe institucioneve publike në sektorin e energjisë përmes diskutimeve publike dhe përpjekjeve të kombinuara për adresimin e nevojave të qytetarëve; 3) Të rritet vetëdijesimi i qytetarëve, veçanërisht i nxënësit të shkollave, për rëndësinë dhe përfitimet e zgjedhjeve të shëndetshme në energji, ushqim, burime të ripërtërishme dhe mbrojtjen e mjedisit.
ZONA E SYNUAR:
Kosovë
PËRFITUESIT:
Organizatat e Shoqërisë Civile, të rinjtë e Kosovës, p.sh.,nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe studentë universitarë, gazetarë, media lokale dhe qendrore, gazetarë profesionistë dhe të rinj, autoritete lokale dhe kombëtare, ligjvënës, politikëbërës, OSHC dhe media të Ballkanit Perëndimor, publiku i gjerë.
AKTIVITETET:
1. Ngritja e kapaciteteve të të paktën 50 OSHC-ve/grupeve qytetare lokale, me fokus të veçantë në avokimin për efiçiencën e energjisë dhe dispozitat mjedisore në mbarë Kosovën 2. Organizimi i dy punëtorive me 30 gazetarë që fokusohen në përmirësimin e njohurive dhe raportimin mbi efiçiencën e energjisë, përfitimet shëndetësore të burimeve të ripërtërishme dhe mjedisin e mirë, të cilët do të publikojnë 30 artikuj në mediat e nivelit lokal dhe kombëtar. 3. Vendosja dhe dhënia e 6 çmimeve gazetareske në dy vjet për storjet më të mira mbi efiçiencën e energjisë, mjedisin dhe efektet shëndetësore të mjedisit. 4. Organizimi i dy DITËVE vjetore TË EFIÇIENCËS SË ENERGJISË (DEE) a. Dy konferenca me temë energjinë b. Një konferencë rajonale c. Një konferencë ndërkombëtare d. Dy aktivitete të mobilizimit të të rinjve, e. Publikimi i dy punimeve mbi efiçiencën e energjisë, mjedisin dhe shëndetin f. Dy fushata mediatike që përfshijnë debate televizive në nivel kombëtar dhe lokal dhe artikuj që nxjerrin në pah gjetjet e dokumenteve të politikave të prodhuara si rezultat i këtij projekti. g. Katër takime dialogu me rreth 200 nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve në përgjithësi mbi promovimin e efiçiencës më të mirë të energjisë/praktikave mjedisore. 5. Monitorimi i pajtueshmërisë së legjislacionit kombëtar dhe dytësor me kërkesat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe Acquis të BE-së (Kapitulli 15, 27) 6. Aktivitete avokuese/takime të rregullta me zyrtarë publikë (Komisionet Parlamentare, Ministritë, Komunat & Organet Rregullative); 7. Raportim dhe analizë gazetareske mbi çështjet e energjisë/mjedisit që rezulton në rreth 50 artikuj, analiza dhe programe televizive; 8. Një dokumentar mbi çështjet e energjisë/mjedisit/shëndetit i transmetuar në TV dhe i promovuar gjerësisht përmes rrjeteve sociale. 9. Edukimi mjedisor në 20 shkolla fillore me këto tema.
REZULTATET:
Rezultati 1: Forcimi i kapaciteteve të >50 OSHC-ve për të analizuar, monitoruar, raportuar dhe avokuar për politikat e energjisë dhe mjedisit - Forcimi i kapaciteteve të 191 aktivistëve të shoqërisë civile përmes një programi trajnimi , nga të cilët 146 pjesëmarrës ishin përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, dhe 45 ishin aktivistë individualë, duke përfshirë qytetarë lokalë dhe të rinj nga shtatë komunat më të mëdha në Kosovë, përmes organizimit të shtatë (7) punëtorive në shtatë komuna të Kosovës; - U organizua një panel diskutimi rinor mbi burimet ujore të Kosovës me 35 pjesëmarrës nga shoqëria civile; - U organizua një aksion kolektiv rinor me 40 anëtarë të shoqërisë civile dhe aktivistë mjedisorë për mbjelljen e më shumë se 100 fidanëve në zonat urbane në komunën e Pejës. Rezultati 2: U përmirësua komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet OSHC-ve dhe institucioneve përkatëse publike në sektorin e energjisë Rezultati 3: U përmirësua vetëdijesimi publik për politikat e energjisë, shëndetësisë dhe mjedisit te qytetarët e Kosovës, si dhe për ndërlidhjet e tyre - U prodhuan katër debate televizive, dy reportazhe televizive dhe 241 artikuj, raporte dhe analiza që trajtojnë sektorin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit, HEC-et, termocentralet me thëngjill, problemet e menaxhimit të mbetjeve dhe deponive të paligjshme. Rezultati 4: U përmirësuan njohuritë dhe shkathtësi e gazetarëve për të raportuar mbi efiçiencën e energjisë, burimet e ripërtërishme dhe çështjet mjedisore - U organizua një punëtori me gazetarë, e fokusuar kryesisht në përmirësimin e njohurive dhe raportimin mbi efiçiencën e energjisë, si dhe përfitimet shëndetësore të burimeve të ripërtërishme dhe një mjedis të shëndetshëm (tetëmbëdhjetë (18) gazetarë lokalë morën pjesë në punëtori, nga të cilët njëmbëdhjetë (11) ishin gra dhe tetë (8 ) ishin gazetarë nga komunitetet serb dhe turk) - U ndanë çmime për katër gazetarë për “tre storjet më të mira gazetareske mbi temat e efiçiencës së energjisë, mbrojtjes së mjedisit, ndryshimeve klimatike dhe ndikimeve mjedisore në shëndetin e njeriut”. - U prodhuan, redaktuan dhe publikuan tre video të shpalljes së çmimeve në shqip, serbisht dhe anglisht në platformat e mediave/rrjeteve sociale të partnerëve