TITULLI I PROJEKTIT:

Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKAK).

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të përmirësohet më tej menaxhimi i financave publike në Kosovë dhe të ndërtohet besimi në shpenzimet publike duke promovuar transparencën dhe duke rritur llogaridhënien publike.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Financa Publike dhe Administratë

KOHËZGJATJA:

21 muaj (29/08/2019 - 31/05/2021)

VLERA:

€ 699,504.79

AGJENCIA ZBATUESE:

Zyra Kombëtare e Auditimit e Polonisë dhe ekspertë nga misione të ndryshme

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Objektivi specifik është të mbështetet Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës (ZKAK) për t’i zhvilluar më tej kapacitetet e saj për arritjen e qëndrueshme të objektivave të misionit të saj sipas Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI) dhe të rritet ndikimi i saj përmes një komunikimi të intensifikuar me qytetarët, Kuvendin dhe palët e tjera të interesit.

PËRFITUESIT:

Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës (ZKAK)

STRATEGJIA E PROJEKTIT:

Puna e përbashkët me përfituesin (ZKAK) dhe institucione të tjera qeveritare dhe partnerë-qytetarë, Kuvendin, OSHC, palë të tjera të interesit

AKTIVITETET:

 Inspektimi i legjislacionit përkatës lidhur me auditimin e NP-ve;  Inspektimi i manualit përkatës të auditimit dhe përditësimi i tij;  Zhvillimi i programeve të trajnimit për auditorët e rregullsisë dhe stafin menaxhues të cilësisë së auditimit në procesin e auditimit të rregullsisë së NP-ve;  Ofrimi i trajnimeve për 6-8 të punësuar të drejtorisë së Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit dhe 8 të punësuar të Departamentit të Auditimit;  Puna e auditimit në terren e mentoruar nga ekspertë të MS;  Vizitë studimore e 8 anëtarëve të stafit të ZKAK në MS për të konsoliduar dhe mbështetur njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë aktiviteteve të binjakëzimit.

REZULTATET:

Rezultati i detyrueshëm 1 (Komponenti 1): Është përmirësuar komunikimi me qytetarët, Kuvendin dhe palët e tjera të interesit  Nën-rezultati 1.1: Është forcuar komunikimi efektiv me qytetarët, Kuvendin dhe palët e tjera të interesit.  Nën-rezultati 1.2: Është forcuar koordinimi dhe komunikimi me komisionet përkatëse parlamentare.  Nën-rezultati 1.3: Dialog dhe komunikim më efektiv me publikun dhe palët kryesore të interesit.  Nën-rezultati 1.4: Është forcuar komunikimi dhe konsultimet efektive të ZKAK me Organizata të ndryshme të Shoqërisë Civile. Rezultati i detyrueshëm 2 (Komponenti 2): Është forcuar kapaciteti institucional i ZKAK  Nën-rezultati 2.1: Është rritur ndikimi i ZKAK nëpërmjet zbatimit të rekomandimeve nga subjektet e audituara.  Nën-rezultati 2.2: Është përmirësuar metodologjia e nxjerrjes së rekomandimeve të auditimit dhe zbatimi i tyre.  Nën-rezultati 2.3: Janë rritur shkathtësitë e Udhëheqësve të Ekipit të Auditimit për të matur me saktësi nivelin e progresit me zbatimin e rekomandimeve.  Nën-rezultati 2.4: Janë forcuar kapacitetet e përgjithshme dhe teknike të stafit të ZKAK. Rezultati i detyrueshëm 3 (Komponenti 3): Janë përmirësuar manualet e auditimit (Financiare dhe Pajtueshmëria) dhe dokumentet e punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe ISSAI-të e përditësuara  Nën-rezultati 3.1: Është forcuar roli i përgjithshëm i ZKAK në fushën e Menaxhimit të Financave Publike.  Nën-rezultati 3.2: Janë përmirësuar manualët e auditimit dhe paketa e dokumenteve të punës.  Nën-rezultati 3.3: Janë forcuar kapacitetet e stafit të ZKAK për përdorimin e manualeve të përditësuara.  Nën-rezultati 3.4: Janë rritur shkathtësitë e stafit përkatës të ZKAK përmes studimit të praktikave të reja dhe mësimit nga përvojat e MS - SAI.