TITULLI I PROJEKTIT:
Kontribute për ekspozimin e të metave në përpjekjet institucionale për të luftuar pandeminë COVID-19 përmes akteve të reja të legjislacionit dhe kontratave publike
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm i Veprimit është promovimi i llogaridhënies dhe transparencës gjatë shpenzimeve publike përmes prokurimit publik.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Llogaridhënia dhe transparenca
KOHËZGJATJA:
Start Date: 1st of January 2021. End Date: 31st of December 2021
VLERA:
Data e fillimit: 1 janar 2021. Data e përfundimit: 31 dhjetor 2021
AGJENCIA ZBATUESE:
Demokracia Plus (D+)
QËLLIMET E PROJEKTIT:
• SO1. Të kontribuohet për riformulimin e mjedisit kulturor dhe identitetit politik për të ndryshuar vlerat shoqërore drejt sundimit të ligjit, korrupsionit, diskriminimit gjinor dhe etnik; • SO2. Të promovohet diskutimi kolektiv për të arritur një konsensus mbi standardet kombëtare në proceset kundër korrupsionit dhe formave të tjera të abuzimit shoqëror dhe shkeljeve të të drejtave; • SO3: Të kontribuohet në thyerjen e ciklit të reciprocitetit dhe detyrimit moral brenda rrjeteve të mbyllura që priren të çojnë në korrupsion, si dhe për forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur ndaj votuesve të tyre.
ZONA E SYNUAR:
Prokurimi publik dhe transparenca
PËRFITUESIT:
• Qeveria • 4 komunat e synuara • Organi Shqyrtues i Prokurimit • Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik • Kuvendi dhe Komisioni i tij për Shëndetësi • Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës • Qytetarët • Media
AKTIVITETET:
• Monitorimi i punës së institucioneve publike në fushën e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies, shpenzimeve publike dhe prokurimit publik; • Do të analizohen së paku dhjetë (10) tenderë nga viti 2020 dhe dhjetë (10) tenderë nga viti 2021 si reagim ndaj pandemisë/të kryer me procedurë të negociuar. • Dy raporte monitorimi për tenderët e dhënë gjatë pandemisë COVID-19 në vitet 2020 dhe 2021 • Monitorimi i drejtpërdrejtë i aktiviteteve të prokurimit në katër komuna • Një raport monitorimi për gjetjet e vërejtura gjatë monitorimit të drejtpërdrejtë të tenderëve në komunat e synuara • Monitorimi dhe kontributi në një politikëbërje më të mirë përmes propozimit të rekomandimeve dhe angazhimit në hartimin e ligjeve, rregulloreve dhe direktivave administrative në nivel qendror dhe lokal në fushën e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies, shpenzimeve të parave publike/prokurimeve publike • Nxjerrja e Gjashtë (6) Përmbledhjeve për Reagim të Shpejtë ndaj përgjigjeve të Qeverisë/Institucioneve Publike ndaj pandemisë COVID-19 • Dhënia e rekomandimeve për të paktën dhjetë (10) akte të legjislacionit parësor dhe dytësor në lidhje me qeverisjen qendrore dhe lokale, qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien • Zbulimi i rasteve të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të fondeve publike dhe raportimi i tyre përmes mediave në formën e paraqitjeve në media, op-edeve, blogjeve dhe paraqitjeve në media • Një video e animuar “Kostot e korrupsionit” që nxjerr në pah gjetjet kryesore të të gjithë projektit • Organizimi/mbajtja e rreth 50 paraqitjeve në media përmes intervistave dhe pjesëmarrjes në debate televizive apo artikuj të mediave online, të shkruara dhe televizive; • Rreth 20 takime avokuese me qëllim ngritjen e çështjeve të identifikuara me institucionet publike dhe organizata të tjera të shoqërisë civile • Kryerja e një fushate sensibilizuese për të informuar qytetarët mbi ndikimin e korrupsionit në jetën e tyre të përditshme dhe mënyrën se si shpenzohen tatimet e tyre nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal.
REZULTATET:
1. Udhëheqësit e zgjedhur dhe politikëbërësit mësojnë të diskutojnë për rëndësinë e politikave dhe ligjeve; 2. Fushata informuese të mbajtura për të riformuluar mjedisin kulturor dhe identitetin politik, me qëllim ndryshimin e vlerave shoqërore drejt sundimit të ligjit, korrupsionit, diskriminimit gjinor dhe etnik; 3. Aktivitetet e angazhimit qytetar zhvillohen me qëllim që të kontribuojnë në thyerjen e ciklit të reciprocitetit dhe detyrimit moral brenda rrjeteve të mbyllura që priren të çojnë në korrupsion, si dhe për forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur ndaj votuesve të tyre. 4. Rrjetet sociale përdoren si një mjet për të promovuar përmbledhjet e politikave dhe aktivitetet që angazhojnë qytetarët dhe i bëjnë ata të kontribuojnë në mënyrë efektive në evente me politikëbërësit dhe zyrtarët e zgjedhur; 5. Përdorimi i platformave aktuale është përmirësuar dhe janë zhvilluar të reja për t’i bërë jehonë punës së bërë për të forcuar pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e politikave dhe për të ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet në lidhje me kulturën e korrupsionit, abuzimit dhe shkeljes së të drejtave, apatisë sociale dhe mungesës së angazhimi qytetar.