TITULLI I PROJEKTIT:
Krijimi i departamentit teknologjik për trajnimin praktik profesional dhe zhvillimin e softuerit
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Të forcohet ekonomia lokale dhe të zvogëlohet deficiti tregtar duke mbështetur zhvillimin e programuesve dhe rritjen e ofertës së stafit profesional të TIK-ut në treg.
VENDI:
Rajoni i Prishtinës
SEKTORI:
Zhvillim ekonomik
KOHËZGJATJA:
9 muaj
VLERA:
44,950.00 Euro, kontributi i BE-së 22,475.00 Euro
AGJENCIA ZBATUESE:
PROED sh.p.k.
PËRFITUESIT:
PROED sh.p.k.
OBJEKTIVAT SPECIFIKE:
Objektiva specifikë të këtij veprimi janë: • Zhvillimi i sektorit të TIK-ut duke edukuar të rinjtë për t'u bërë programues; • Krijimi i një departamenti për zhvillimin e aplikacioneve softuerike, duke i përafruar shërbimet e TIK-ut në Kosovë me trendet globale.
REZULTATET:
Rezultatet e pritura janë: • Krijimi i një departamenti për zhvillimin e softuereve dhe aplikacioneve për PROED; • Përmirësimi i laboratorit teknologjik me teknologji moderne për të ofruar trajnime praktike profesionale për studentët dhe kursantët e tjerë; • Krijimi i të paktën 4 vendeve të reja të punës.