TITULLI I PROJEKTIT:

Masat e reduktimit të pluhurit dhe NOx në TC Kosova B, Blloqet B1 dhe B2

QËLLIMI I PËRGJITHSËM:

Projekti aktual synon përmirësimin e performancës mjedisore të TC Kosova B. Objektivi i tij i përgjithshëm është përmirësimi i cilësisë së ajrit në Kosovë, duke reduktuar emetimet e pluhurit nga 300-700 mg/Nm³ në 20 mg/Nm³, si dhe emetimet e NOx nga 700 -850 mg/Nm³ deri në 200 mg/Nm³, në përputhje me Direktivën për Centralet e Mëdha me Djegie (LCPD 2001/80/EC) dhe Direktivën e Emisioneve Industriale (IED 2010/75EU).

VENDI:

Kosovë, komuna Obiliq

SEKTORI:

Mjedisi

KOHËZGJATJA:

Nga 02/12/2019 deri më 15/01/2023 (plus 12 muaj për periudhën e garancisë për defektet)

VLERA:

73,397,485.00 milionë euro (përfshirë shumën provizionale)

AGJENCIA ZBATUESE:

Engineering Dobersek GmbH (DE) në konsorcium me Hamon Thermal Europe SA (FR) dhe RJM Corporation (EC) Limited (MB)

GRUPET E SHËNJESTRUARA:

Korporata Energjetike e Kosovës/KEK; Qeveria e Kosovës dhe komunat Obiliq, F. Kosovë. dhe Prishtinë.

PËRFITUESIT:

Ndikimi i këtij projekti do të pasqyrohet në disa fusha, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Cilësia e rritur e ajrit do të ketë efekt të menjëhershëm mbi shëndetin e qytetarëve që jetojnë aty pranë si dhe në komunat përreth, pra Obiliqit dhe Fushë-Kosovës, e edhe Prishtinës. Dobia më e rëndësishme e këtij Veprimi për qytetarët e Kosovës do të jetë furnizimi i sigurt, i besueshëm dhe i pastër i energjisë për familjet dhe bizneset, gjë që do të ketë efekt të menjëhershëm në mirëqenien e tyre, por edhe dhe prosperitetin ekonomik, përmes punëve shtesë të kryera nga KEK-u.

QËNDRUESHMËRIA:

Ndërmarrja e aktiviteteve që synojnë uljen e emetimeve të pluhurit dhe NOx paraqet bazë të mirë për krijimin e politikave të duhura për zbatimin e projekteve të mëdha të ardhshme të energjisë dhe mjedisit në Kosovë, me qëllim të përmbushjes së kritereve mjedisore në përputhje me Direktivat përkatëse të BE-së. Zbatimi i këtij projekti do të krijojë mundësi për të planifikuar në mënyrë adekuate investimet në përmirësimin e standardeve dhe teknologjive mjedisore, por edhe të rrisë aftësitë menaxhuese të stafit për të modernizuar organizimin dhe zbatimin e projekteve komplekse. Kjo në thelb do të përmirësojë stabilitetin dhe sigurinë e energjisë elektrike të prodhuar. Përveç kësaj, Veprimi mbështet zbatimin e politikave mjedisore dhe energjetike të BE-së, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm afatgjatë.

REZULTATET:

Pajtueshmëri me Direktivën për Centralet e Mëdha me Djegie (LCPD 2001/80/EC) dhe Direktivën e Emisioneve Industriale (IED 2010/75EU) për: • Emisionet e pluhurit: < 20 mg/Nm3, dhe • Emisionet e NOx: < 200 mg/Nm3).