TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetja e BE-së për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP), Rikualifikimin Profesional dhe zanatet (Titulli i shkurtër: ESVET PRO KSV/801)

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të kontribuojë në zhvillimin e një sistemi të arsimit e aftësimit me bazë në cilësi, me gjithëpërfshirje dhe llogaridhënës, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Education

KOHËZGJATJA:

36 muaj (01/01/2020- 31/12/2023)

VLERA:

2 000 000 EUR (kontribut i BE-së)

AGJENCIA ZBATUESE:

Qasja e projektit, ekzekutuar nga LuxDev

PËRFITUESIT:

Qeveria e Kosovës (QeK), i gjithë sektori AAP, palët dhe individët e angazhuar në sistemin AAP (të rinjtë, të papunët, punëtorët)

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Të përmirësohet cilësia dhe relevanca në treg të punës e programeve të arsimit dhe aftësimit, për të lehtësuar kapërcimin nga shkolla në punësim të nxënësve në AAP, si dhe të rritet mundësia e punësimit të të diplomuarve nga AAP-ja.

AKTIVITETET:

Rezultati 1 / Detyra 1: Mbështetje për tri shkolla të përzgjedhura AAP T1/A1: Ndihmë teknike në nivel qendror dhe lokal për implementimin e mbështetjes për tri shkolla AAP të zgjedhura T1/A2: Zhvillimi i seteve moderne dhe adekuate të kualifikimeve (SHP, Kurrikula, MNDH, etj.) T1/A3: Punimet e rinovimit dhe pajisja e kabineteve të profileve të zgjedhura në Institutet AAP të mbështetura T1/A4: Zhvillimi i kapaciteteve të Stafit Mësimdhënës T1/A5: Zhvillimi i teknologjive të reja që mund të përmirësojnë planifikimin dhe zbatimin e mësimdhënies, mësimnxënies apo të vlerësimit të mësuesve dhe nxënësve T1/A6: Zbatimi i BMO-së në tre Shkolla AAP dhe zhvillimi i kapaciteteve për menaxhim T1/A7: Mbështetje për zbatimin e rregullt të Mësimit me vendosje në punë (Praktikë Profesionale) në Institutet AAP T1/A8: Zbatimi i mekanizmave të rinj të buxhetimit dhe mjeteve të monitorimit financiar në shkollat AAP të shënjestruara T1/A9: Përforcimi i lidhjeve me sektorin privat në shkollat AAP të shënjestruara T1/A10: Aktivitetet e komunikimit dhe dukshmërisë të planifikuara brenda Detyrës 1 Rezultati 2 / Detyra 2: Mbështetje për krijimin dhe zbatimin e Sistemit Kombëtar të Përcjelljes së Maturantëve T2/A1: Ndihmë teknike në nivel qendror dhe lokal për të mbështetur krijimin dhe zbatimin e Sistemit Kombëtar të Përcjelljes së Maturantëve T2/A2: Mbështetje për zhvillimin e kornizës ligjore që rregullon Studimet Gjurmuese (TS) në nivel kombëtar dhe udhëzimet operacionale T2/A3: Mbështetje për zbatimin e Studimeve Gjurmuese në shkallë të plotë në nivel kombëtar T2/A4: Fushata vetëdijesimi brenda komuniteteve shkollore për rëndësinë e Studimeve Gjurmuese dhe rolin e të diplomuarve në këtë proces T2/A5: Mbështetje për zhvillimin e një platforme kombëtare elektronike për menaxhimin e të dhënave nga studimet gjurmuese T2/A6: Aktivitetet e komunikimit dhe dukshmërisë të planifikuara brenda Detyrës 2 Rezultati 3 / Detyra 3: Mbështetje për krijimin dhe zbatimin e Sistemit Kombëtar RPL T3/A1: Ndihmë teknike në nivel qendror dhe lokal për të mbështetur krijimin dhe zbatimin e Sistemit Kombëtar RPL T3/A2: Fushata vetëdijesuese mbi mundësitë e RPL-së, si dhe hulumtimi i profileve prioritare të ardhshme që mund të shënjestrohen T3/A3: Zhvillimi i grupet e nevojshme të kualifikimit SHP, kurrikula dhe MDHN) për implementimin e NjMP-së për profilet e synuara T3/A4: Mbështetja për institucionet e interesuara në ofrimin e NjMP-së në procesin e përgatitjes së aplikimit për akreditim në profilet e përzgjedhura T3/A5: Mbështetja për AKK-në në procesin e vlerësimit të aplikimeve të ofruesve të NjMP-së për akreditim, si dhe në ofrimin e trajnimeve për stafin lidhur me NjMP-në T3/A6: Mbështetja për AKK-në në ofrimin e trajnimeve për ofruesit e NjMP-së, koordinatorët, mentorët, vlerësuesit e brendshëm dhe vlerësuesit e jashtëm T3/A7: Formalizimi i angazhimit të sektorit privat në implementimin e NjMP-së, përmes partneriteteve formale për zhvillimin e trajnimeve plotësuese gjatë punës, pjesëmarrjen në panelet e vlerësimit dhe përdorimin e pajisjeve dhe stabilimenteve të kompanive T3/A8: Krijimi i kornizës ligjore dhe rregullimeve operacionale për përfshirjen e NjMP-së si masë plotësuese aktive e tregut të punës, në dispozicion për punëkërkuesit e regjistruar, që do të zbatohet përmes Agjencisë Kombëtare të Punësimit në bashkëpunim me Qendrat e Aftësimit Profesional T3/A9: Aktivitetet e komunikimit dhe dukshmërisë të planifikuara brenda Detyrës 3

REZULTATET:

Rezultati 1: Planifikimi dhe ofrimi i arsimit profesional i përgjigjet nevojave të nxënësve dhe punëdhënësve në shkollat e zgjedhura profesionale Rezultati 2: Sistemi i gjurmimit të të diplomuarve është krijuar në fushën e AAP-së, për të siguruar dëshmi konsistente mbi punësueshmërinë e të diplomuarve dhe rëndësinë e aftësive për nevojat e tregut të punës Rezultati 3: Rregullimet dhe sigurimi i njohjes së mësimeve paraprake (NjMP) në nivel të Kosovës janë vendosur dhe funksionojnë në sektorët/profesionet më të nevojshme ekonomike, si formë e rritjes së punësimit dhe mundësive të të mësuarit gjatë gjithë jetës për nxënësit e rritur