TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetje për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe me qëllime të shumëfishta të pyjeve për të përmirësuar jetesën rurale dhe për adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Mbështetje për rritjen e kontributit të sektorit pyjor në ekonominë e Kosovës dhe për uljen e varfërisë në zonat rurale përmes menaxhimit efiçient dhe të përgjegjshëm ndaj gjinisë

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Mjedis / Pyje

KOHËZGJATJA:

2 vjet (1 janar 2022 deri 1 janar 2024)

VLERA:

1.5 milionë euro

AGJENCIA ZBATUESE:

FAO (Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit e Kombeve të Bashkuara)

PARTNERËT:

Ambasada e Suedisë në Prishtinë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë,

PËRFITUESIT:

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia Pyjore e Kosovës, drejtoritë për pylltari në nivel komunal, përdoruesit e pyjeve, NVM të përfshira në aktivitete të pylltarisë, publiku i përgjithshëm

AKTIVITETET:

Ngritja e një task force të Kosovës për ligjshmërinë e të lëndës drusore dhe sigurimi i sekretariatit të saj; Forcimi i kapaciteteve të shërbimit publik dhe sigurimi i pajisjeve për të zbuluar dhe luftuar prerjet, transportin dhe tregtinë e paligjshme; Rritja e vetëdijesimit të publikut për çështjet e ligjshmërisë në pylltari dhe tregtimin e lëndës drusore; Monitorimi i zbatimit të kontratave me median dhe vlerësimi i ndikimit; Operacionalizimi i Sistemit Informativ të Pyjeve të Kosovës për vendimmarrje transparente në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve; Organizimi i eventeve të shqyrtimit sektorial dhe prodhimi i raporteve të progresit të sektorit; Mbështetja e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Shëndetin e Pyjeve (PKVSHP) për monitorimin dhe parandalimin e shpërthimeve të dëmtuesve dhe sëmundjeve; Mbështetja e zbatimit të Programit Kombëtar për Pyllëzim dhe Ripyllëzim (PKPR), duke përfshirë gratë, të rinjtë, pakicat etnike dhe NVM-të rurale; Përmirësimi i prodhimit të fidanëve të drunjve gjethegjerë; Identifikimi i mundësive për të promovuar pylltarinë me qëllime të shumëfishta: zonat e pranueshmërisë, madhësia e zonës së targetuar, grupet e targetuara (përkatësia etnike, gjinia), sistemi i granteve dhe monitorimit, etj.; Ofrimi i trajnimit praktik për teknikat e menaxhimit me qëllime të shumëfishta, punët silvikulturore para-komerciale (rekreacioni, PPJD-të, pyllëzimi i përzier i pyjeve, ripyllëzimi, kujdesi, ujitja dhe rrallimi i parë); Zhvillimi i zinxhirëve të vlerave të pyjeve të ndjeshme ndaj gjinisë për të reduktuar prerjet e parregulluara dhe për të zbutur varfërinë; Ndërtimi i kapaciteteve për parandalimin e zjarreve në pyje dhe gatishmërinë ndaj tyre, dhe integrimi i tyre në planifikimin e menaxhimit të pyjeve; Trajnimi në punë i 200 zjarrfikësve dhe vullnetarëve për parandalimin e zjarrit dhe të punësuarve të pyjeve publike Prokurimi dhe shpërndarja e pajisjeve (fikëse zjarri të tipit mobil në terren, pompa, zorrë, etj.) dhe trajnimi i përdoruesve përfundimtarë

REZULTATET:

Përmirësimi i ligjshmërisë së lëndës drusore, tregtisë dhe zbatimit të ligjit në sektorin pyjor; Rritja e transparencës dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për qeverisjen e mirë dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve pyjore; Futja e menaxhimit të pyjeve me qëllime të shumëfishta dhe zinxhirëve gjithëpërfshirës të vlerës pyjore për zbutjen e varfërisë së femrave dhe meshkujve në zona rurale.