TITULLI I PROJEKTIT:
Mbështetje për Menaxhimin e Mbeturinave në Kosovë
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Të përmirësohet qasja në shërbimet e menaxhimit të mbeturinave nga popullata në zonat urbane dhe rurale në Kosovë në përputhje me politikat e BE-së dhe Strategjinë e Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave,
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Menaxhim i mbeturinave / Mjedis
KOHËZGJATJA:
3 vite (1 janar 2020 deri 31 dhjetor 2022)
VLERA:
7.015.325 EURO
AGJENCIA ZBATUESE:
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH
PËRFITUESIT:
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, 38 komunat, ndërmarrjet komunale të pastrimit, OSHC-të, publiku i përgjithshëm
AKTIVITETET:
• Mbështetje për komunat për përmirësimin e detyrave dhe proceseve të tyre në lidhje me rregulloret, procedurat e tenderimit, proceset operacionale, menaxhimin financiar, organizimin institucional dhe monitorimin • Këshilla për ofruesit e shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave, siç kompanitë rajonale të pastrimit ose operatorët e landfillit, për përmirësimin e detyrave dhe proceseve të tyre në lidhje me operacionet, menaxhimin financiar dhe organizativ • Asistencë teknike për komunat për zhvillimin dhe zbatimin e akteve nënligjore, rregulloreve, masave zbatuese dhe fushatave të vetëdijesimit për reduktimin e deponive të paligjshme. • Këshilla për organizatat përgjegjëse për zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave, proceset e rishikimit të saj, dhe përgatitjen e projekteve të identifikuara në të • Shërbime këshillimore teknike për ministritë e përfshira për përmirësimin e legjislacionit në përputhje me kërkesat e acquis të BE-së, duke përfshirë rregulloret dhe udhëzimet për rrjedhat specifike të mbeturinave • Mbështetje për përmirësimin e kapaciteteve teknike dhe organizative të akterëve relevantë në sektor, veçanërisht lidhur me detyrat e monitorimit, vlerësimeve (në bashkëpunim me AKMM) dhe inspektimeve • Këshilla për MMPHI-në për zbatimin e një skeme të granteve të bazuar në performancë për investime strategjike • Mbështetje për prokurimin e pajisjeve përkatëse për menaxhimin e mbeturinave përmes mekanizmit të granteve të performancës • Asistencë teknike për futjen e një sistemi të Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit, në veçanti të sistemit për rimbursim të depozitave • Këshilla për futjen e ndarjes në burim dhe përmirësimin e zinxhirëve të vlerës së riciklimit • Mbështetje për përfshirjen e grumbulluesve informalë të mbeturinave në zinxhirët e vlerës së riciklimit duke mbështetur ndërmarrjet sociale dhe në bashkëpunim me ofruesit formalë të shërbimeve • Asistencë për futjen e certifikimit të ekspertëve të menaxhimit të mbeturinave si dhe për ndërtimin e një grupi ekspertësh të fushës në bashkëpunim me universitetet • Këshilla për organizatat relevante për zhvillimin dhe zbatimin e masave për vetëdijesimin e publikut • Mbështetje për vizita studimore dhe formate për shkëmbim rajonal të ekspertizës teknike dhe përvojave praktike
REZULTATET:
• Të gjitha komunat zbatojnë shërbimet bazë të menaxhimit të mbeturinave në përputhje me ligjin drejt qëndrueshmërisë • Është përmirësuar korniza institucionale dhe legjislative për sektorin e menaxhimit të mbeturinave • Është zhvilluar potenciali ekonomik i ekonomisë qarkore, me përfshirjen e grupeve të cenueshme • Është rritur ekspertiza specifike sektoriale në vend.