TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetje për Veprimet në Bazë terreni-GRAS

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të mbështetet konsolidimi i një kulture tolerante, demokratike në Kosovë, duke përforcuar menaxhimin e brendshëm, llogaridhënien dhe transparencën e Shoqërisë Civile në nivel lokal dhe në nivelin bazë në terren.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Demokraci

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 01/01/2018 Data e përfundimit: 31/12/2020

VLERA:

Data e fillimit: 01/01/2018 Data e përfundimit: 31/12/2020

AGJENCIA ZBATUESE:

Iniciativa Kosovare për Stabilitet

PËRFITUESIT:

1. OSHC-të me bazë terreni dhe organizata të tjera me bazë në komunitet. 2. Zyrtarët dhe nëpunësit civilë në nivel lokal, sidomos ata me përgjegjësi për zbatimin e reformave në politika. Përfitues përfundimtarë: Qytetarët e Kosovës

PARTNERËT:

Lens Friedrich Ebert Stiftung EV-FES

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Veprimi ka dy qëllime kryesore: 1) të përmirësojë të kuptuarit e OSHC-ve lidhur me proceset e politikë-bërjes, institucionet dhe palët, për t'i mundësuar atyre që të angazhohen dhe bashkëpunojnë më efektivisht me institucionet qeveritare, sidomos ato në nivelin lokal. 2) Të rriten kapacitetet teknike të OShC-ve me bazë terreni në Kosovë, për të rritur efektivisht pjesëmarrjen e tyre në procesin e hartimit të politikave.

AKTIVITETET:

A1: Identifikimi i OSHC-ve me bazë terreni dhe organizatave të tjera me bazë në komunitet, duke përfshirë hulumtimet për definicionin që zbatohet në Kosovë, si dhe prezantimin në një platformë të hapur dhe të redaktueshme, me bazë interneti. A2: Krijimi i një skeme të granteve të vogla për organizatat me bazë terreni, me qëllim rritjen e përfaqësimit dhe angazhimit të tyre në politikë dhe vendimmarrje. A3: Zhvillimi i një vegle elektronike për të ndihmuar organizatat aplikuese në përgatitjen e propozimeve në njërën anë, si dhe për të thjeshtuar procesin e përzgjedhjes dhe për të rritur transparencën në anën tjetër. Kjo do të rrisë edhe aftësitë e tyre digjitale për pjesëmarrje më të mirë (pjesëmarrja elektronike). A4: Zhvillimi i resurseve për ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve për lobim, avokim, hulumtime, dialog politik dhe përdorimin e mjeteve në dispozicion për këtë qëllim. A5: Zhvillimi institucional/Përforcimi organizativ. Skemat e trajnimit e mentorimit do të organizohen për të transferuar njohuritë individuale dhe organizative, të fituara nga edukimi përkatës dhe përvoja e punës në fushat e dhëna. Trajnimi do të synojë të ndihmojë OSHC-të në zbatimin e aktiviteteve të tyre në lidhje me Veprimin, ndërsa mentorimi do të shënjestrojë drejtuesit e organizatave dhe të ofrojë mbështetje nga eprorët në orientimin e organizatave në drejtimin e duhur. A6: Ndihmë për bashkëpunimin midis institucioneve të qeverisjes lokale dhe OSHC-ve bazë përmes mundësimit të organizimeve të përbashkëta. A7: Hartimi i një fushate vizuale, duke përdorur një shembull të suksesshëm të organizatave bazë, në një proces politikë-bërës, për të rritur vetëdijesimin për vlerën e shtuar të OShC-ve në angazhimin e tyre në hartimin e politikave.

REZULTATET:

R1: OShC-të bazë në Kosovë janë përcaktuar, identifikuar, hartuar dhe listuar mirëfilli në platformë të hapur; R2: Kapacitetet e OSHC-ve bazë përforcohen përmes një Programi novator të Granteve të Vogla, plotësuar me një skemë trajnimi e mentorimi (duke u mundësuar të angazhohen plotësisht në formulimin e politikave, zbatimin, monitorimin dhe analizën e ndikimit me fokus të veçantë në çështjet mjedisore, gjinore dhe të drejtat e njeriut). R3: Burimet për ngritjen e kapaciteteve për OSHC-të të krijuara për të përforcuar aftësitë e tyre të lobimit, avokimit, rrjetëzimit dhe dialogut të politikave; R4: Të paktën 50 grante me mesatarisht 7,000 euro shpërndahen përmes tri thirrjeve për propozime. R5: Zhvillimi i vetëdijes së publikut në përgjithësi, si dhe zyrtarëve lokalë/nëpunësve civilë në veçanti, mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së OSHC-ve në procesin e vendimmarrjes.