OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM

Në përgjithësi, përmirësimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Kosovë. Në veçanti, përmirësimi i aftësisë së Avokatit të Popullit për të përmbushur funksionin e tij kryesor në mënyrë që të sigurojë promovimin, mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve nga veprimet e paligjshme ose mosveprimet dhe veprimet e pahijshme të autoriteteve publike.

REZULTATET E PARAPARA

Përmirësimi i kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e njeriut dhe zbatimi më i mirë i ligjeve; Sistemi i ndjekjes së rasteve të mosdiskriminimit të trajtuara nga Avokati i Popullit dhe monitorimi i rasteve në organet gjyqësore dhe jo gjyqësore; Përmirësimi i aftësive mbikëqyrëse të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Zhdukur dhe Peticione, forcimi i marrëdhënieve të Komisionit me Avokatin e Popullit; Ngritja e kapaciteteve të organeve gjyqësore dhe jo-gjyqësore për të kryer mandatet e tyre; Përmirësimi i njohurive të personave fizikë dhe juridikë në lidhje me të drejtat e tyre të garantuara me pakon e re të të drejtave të njeriut 2015 përmes lehtësimit të qasjes në ndihmën e ofruar nga Avokati i Popullit dhe organet tjera të lidhura me to (sidomos për të rinjtë e Kosovës, gratë dhe minoritetet).

VENDNDODHJA

Kosovë

PËRFITUESIT

Qytetarët e Kosovës / Shoqëria civile

GRUPET E SYNUARA

Institucioni i Ombudspersonit të Kosovës (IAP) / Kuvendi i Kosovës dhe organet tjera të rëndësishme gjyqësore dhe jo gjyqësore për të drejtat e njeriut / Qytetarët e Kosovës, veçanërisht të rinjtë, gratë dhe minoritetet, për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për të drejtat e njeriut të garantuara në Kosovë dhe rolin e IAP

PARTNERËT IMPLEMENTUES

Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) / Shoqata e Artpolis / Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS)

AKTIVITETET KRYESORE

Analiza ligjore, monitorimi i informacionit dhe publikimi i informatave dhe raporteve të politikave të ndërlidhura. Mbështetje për krijimin e një mekanizmi përcjellës për rastet e diskriminimit të trajtuara nga IAP dhe nga organe të tjera gjyqësore dhe jo-gjyqësore. Rritja e ndërgjegjësimit mbi funksionet e IAP lidhur me mandatin e tij për monitorimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e mbrojtura në kuadrin e pakos së re të të drejtave të njeriut. Mbështetja e Institucionit të Avokatit të Popullit në përputhje me nevojat e identifikuara bashkërisht me IAP dhe akterët tjerë. Mbështetje për të përmirësuar bashkëpunimin e Institucionit të Avokatit të Popullit me Kuvendin e Kosovës dhe institucionet tjera relevante.

VLERA

290,976.00 EUR; Kontributi i BE-së: 276,427.20 EUR, ose 95%).