TITULLI I PROJEKTIT:
Mirëqenia mjedisore dhe e kafshëve për përmirësimin e prodhimit bujqësor
QËLLIMI I PROJEKTIT:
Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.
VENDI:
Vitomiricë, Pejë
SEKTORI:
Bujqësi
KOHËZGJATJA:
24 muaj (02/01/2020 – 01/31/2022)
VLERA:
Gjithsej 352,977.73 € ; Kontributi i BE-së (63%)
PËRFITUESIT:
Grupi i shënjestruar: Agro victoria SH.PK, stafi aktual dhe punonjësit e rinj, përpunuesit e qumështit, kompanitë e ndërtimit etj; Përfituesit fundorë: konsumatorët, tregtarët e inputeve, administrata tatimore, përpunuesit e qumështit për zbutjen e ndotjes etj.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Synon të përmirësojë performancën e fermës në prodhimin e qumështit sipas standardeve më të mira të mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjes së mjedisit, të zbatojë standardet e kërkuara për tregjet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të kontribuojë me rritjen e pjesës së energjisë së ripërtërishme, si dhe të kontribuojë në fuqizimin ekonomik të grave.
AKTIVITETET:
- Ndërtimi i depove të silazhit 770m2 me lartësi 1m; - Ndërtimi i depove të sanës 450m2 me lartësi 5m; - Ndërtimi i Magazinës së lëngjeve 2,500m3 - Përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave dhe mjedisit; - Blerja e sistemit të ekstraktimit të plehut të lëngshëm dhe sistemit mikser për ruajtjen e lëngjeve 2,500m3; - Blerja e gërryeses së plehut (sistem rripash për heqjen e plehut) 2 copë*80m; - Blerja e sistemit të shpërndarjes së plehut të lëngët - Tanker Slurry; - Blerja e shpërndarësit të plehut të ngurtë - rimorkio); - Përdorimi i energjisë së ripërtërishme: Blerja e sistemit fotovoltaik solar 10 KW; - Përmirësimi i mirëqenies së kafshëve përmes investimit në kushtet e fermës: Blerja e kafazeve për bagëti me gomë (komoditeti i lopës - kornizë metalike dhe gome); - Blerje e makinës automatike silazhimi -Blerja e frezave për punimin e tokës për traktorë (parmendë e kthyeshme e montuar dhe frezë me disqe); - Blerja e shpueses pneumatike për farë misri;
REZULTATET:
- Rritja e prodhimit të qumështit me 200,000 Litra klasë extra dhe Klasa I; - incidenca vjetore e sëmundjeve të kafshëve është më pak se 10%; - Përveç kësaj, 1,300 ton; - ushqimi shtazor i përgjithshëm i prodhuar, pas Veprimit, është 2,700 ton; - Përveç kësaj, 60 lopë qumështore, si dhe gjithsej pas Veprimit, 120 lopë qumështore; - Sasia totale e prodhimit të ushqimit është silazh misri 2.000 tonë, Lucern 500 tonë, dengje të rrumbullakëta dhe katrore 200 ton, vetëm 770 m2 për silazh dhe ushqime tjera për kafshët mund të depozitohen. -Rreth 30% e energjisë së përgjithshme prodhohet përmes burimeve të ripërtërishme - rritja e rendimentit mesatar të silazhit 35 ton për ha