TITULLI I PROJEKTIT:
Monitorimi i treguesve të Kontratës së Reformës së Sektorit (KRS) të RAP-it
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Të ndihmohet Qeveria (QK) për rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe efektshmërisë së administratës publike, me fokus në nevojat e qytetarëve dhe bizneseve.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Llogaridhënie, transparencë
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 10 prill 2019. Misione monitorimi 2019 dhe 2020. Mundësia e zgjatjes për vitin 2021 (bazuar në performancë)
VLERA:
237,260.00 euro (+ 200.000 nëse jepet zgjatja)
AGJENCIA ZBATUESE:
ECORYS NEDERLAND BV
QËLLIMI I PROJEKTIT:
Qëllimi i kësaj KK-je është të vlerësojë zbatimin e programit të reformës në sektorin RAP përmes vlerësimit të treguesve.
ZONA E SYNUAR:
Kosovë
AKTIVITETET:
Ekspertët e mobilizuar në kuadër të kësaj KK-je supozohet të mbledhin dhe analizojnë të dhënat relevante dhe raportet e monitorimit të qeverisë për të vlerësuar ecurinë e programit dhe për të përgatitur një opinion të pavarur mbi arritjet kundrejt objektivave/treguesve të vendosur për çdo vit të mbuluar nga KRS-ja.
REZULTATET:
Një opinion i pavarur i dhënë nga ekipi i ekspertëve në fund të çdo misioni mbi arritjet kundrejt dokumenteve strategjike dhe treguesve të vendosur për çdo vit të mbuluar nga KRS-ja do të kontribuojë në vendimin e Komisionit Evropian për disbursimin e kësteve të ndryshueshme të mbështetjes.