TITULLI I PROJEKTIT:
Ndërtimi i çerdheve në Gllogoc, Skënderaj dhe Vitomiricë
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Mbështetja e përmirësimit të infrastrukturës shkollore, me theks të veçantë në çerdhe dhe objekte të tjera parashkollore
VENDI:
Gllogoc, Skënderaj dhe Vitomiricë
SEKTORI:
Zhvillim i komunitetit
KOHËZGJATJA:
Kontratë për punime: Periudha e ekzekutimit 24 muaj nga data e fillimit Periudha e përgjegjësisë për defekte 12 muaj (neni 34 i KVK-së)
VLERA:
Shuma totale e Kontrates 2,712,130.00 Euro
AGJENCIA ZBATUESE:
Kontratë e shërbimeve: Konzorciumi: TÜMAŞ – Kompani turke e Inxhierisë, Konsulencës dhe Kontraktimit (TR), në konzorcium me LIV Mühendislik Müşavirlik Inşaat Limited Şirketi (TR) Kontratë për punime: Konzorciumi: ALFA.I SHPK Lider, si dhe R & RUKOLLI SH.PK Partner
PËRFITUESIT:
Fëmijët e çerdheve në komunat Gllogoc, Skënderaj dhe Vitomiricë
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Qëllimi i këtij projekti ishte ndërtimi i tre (3) kopshteve të reja në Gllogoc, Skënderaj dhe Vitomiricë
AKTIVITETET:
Kontratë e shërbimeve: Faza 1: Përgatitja e dokumenteve të tenderit të punimeve Përgatitja e programit të finalizuar të projektit që përfshin të paktën prezantimin e kontekstit, listën e shfrytëzuesve të objektit, listën e detajuar të nevojës për hapësira, analizën e kërkesave funksionale të projektit të ilustruar me diagrame sipas nevojës, përcaktimin e nivelit të kërkesave teknike dhe arkitektonike (madhësia e dhomës, lartësia e tavanit, ndriçimi natyral, akustik, ngrohja, ajrimi, termoizolimi, energjia elektrike, aspektet e zjarrit, masat e efikasitetit të energjisë, izolimi akustik etj). Faza 2: Mbikëqyrja e punimeve Mbikëqyrësi vepron në emër të Autoritetit Kontraktor si Mbikëqyrës i Caktuar për të gjitha çështjet që lidhen me punishten, si dhe siguron koordinimin ndërmjet Kontraktorit(ëve), Autoritetit Kontraktor dhe Përfituesit. Kontratë për punime: Ndërtimi i Çerdheve me lokacion në: 1. Komunën e Gllogocit. Konkretisht, objekti ndodhet në lagjen Ashanajka në sipërfaqe prej rreth 3,009.14 m2. 2. Komunën e Skënderajt, në parcelë me rreth 5,029 m2 3. Komunën e Pejës. Konkretisht në lokacionin e Vitomiricës, në parcelë prej afro 3,099 m2
REZULTATET:
Rezultatet: Kontratë e shërbimeve: Rezultatet e kontratës të kërkuara nga Termat e Referencës dhe të lidhura drejtpërdrejt me periudhën aktuale të raportimit janë: “Mbikëqyrja kompetente dhe koordinimi efektiv, duke siguruar përfundimin në kohë të të gjitha punëve kontraktuale dhe aktiviteteve të lidhura me instalimin dhe vënien në punë, sipas përcaktimeve të Dokumenteve të Tenderit, Kërkesave të Autoritetit Kontraktor dhe në përputhje me TeR, për bindjen e plotë të Autoritetit Kontraktor të Kontratës së Shërbimeve dhe Përfituesve (Komunat Gllogoc, Skënderaj, Vitomiricë, Prishtinë, Obiliq (Mazgit) dhe Gjilan, si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - MASH) Kontratë për punime: Përfundimi në kohë i të gjitha punëve sipas dosjes së tenderit për tri (3) çerdhe të reja. Objekti do të ketë hapësira të përshtatshme loje dhe të tjera funksionale për 100 fëmijë të moshës nga 1 deri në 6 vjeç, si dhe hapësira të përshtatshme pune/teknike për të gjithë stafin arsimor dhe administrativ. Projekti detal i çerdhes përbëhet nga tre pjesë kryesore: • hapësira për fëmijë; klasat, ambientet e përbashkëta, • Hapësirat për stafin, që shfrytëzohen nga mësuesit dhe administratorët, • Hapësirat e shërbimit, që shfrytëzohen nga njerëzit që i shërbejnë qendrës. 1. Sipërfaqe neto të lokacionit në Gllogoc: • Sipërfaqja totale neto e katit përdhe është: 791.20 m2 • Sipërfaqja totale neto e Katit të Parë është: 624.00 m2 • Sipërfaqja e këndit të lojërave është 901.40 m 2 2. Sipërfaqe neto të lokacionit në Skenderaj: • Sipërfaqja totale neto e katit përdhe është: 720.50 m2 • Sipërfaqja totale neto e Katit të Parë është: 707.30 m2 • Sipërfaqja e këndit të lojërave është 825.00 m 2 3. Sipërfaqe neto të lokacionit në Vitomiricë: • Sipërfaqja totale neto e katit përdhe është: 791.20 m2 • Sipërfaqja totale neto e Katit të Parë është: 624.10 m2 • Sipërfaqja e këndit të lojërave është 901.40 m 2