TITULLI I PROJEKTIT:
Ngritja e kapaciteteve të Kosovës në lidhje me Organizimin e Tregut të Përbashkët të BE-së dhe Statistikat Bujqësore
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Të sigurohet qasje e përmirësuar dhe konkurrueshmëri në tregjet e produkteve bujqësore.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Zhvillim ekonomik, Bujqësi
KOHËZGJATJA:
24 muaj (10/02/2020 - 21/09/2022)
VLERA:
EUR 1.476.866,00
ZONA E SYNUAR:
Përfituese e kësaj kontrate/projekti është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR); megjithatë, kjo kontratë/projekt paraqet interes për të gjitha institucionet e tjera të përfshira në një mënyrë apo tjetër në përcaktimin, zbatimin dhe zbatimin e kornizës ligjore dhe praktikave të zbatueshme për tregun e produkteve bujqësore dhe/ose sistemin e informacionit bujqësor.
AGJENCIA ZBATUESE:
Agriconsulting Europe SA (AESA) (BE), Avenue De Tervuren 36, 1040 Brussels, Belgium
PARTNERË:
- Agence pour le développement de la coopération internationale dans les domaines de l’agriculture, de l-alimentation et des espaces ruraux (ADECIA) (FR) - Consorzio per il Sistema Informativo (CSI Piemonte) (IT)
PËRFITUESIT:
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë
AKTIVITETET:
REZULTATI 1 - Është përgatitur dhe miratuar legjislacioni kombëtar primar dhe sekondar për organizimin e tregut të produkteve bujqësore nga palët relevante të Kosovës në përputhje me rregulloret dhe praktikat përkatëse të BE-së A (Aktiviteti) 1.1 - Analiza e gjendjes aktuale në sektor A 1.2 - Organizimi i punëtorisë konsultative me palët e interesit A 1.3 - Hartimi i Ligjit për organizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe përkrahja për miratimin A 1.4 - Përgatitja e akteve nënligjore për zbatimin e Ligjit për organizimin e tregut të produkteve bujqësore A 1.5 - Përgatitja e Udhëzimit Administrativ për Kooperativat Bujqësore REZULTATI 2 - Janë ndërtuar kapacitete të mira institucionale për zbatimin e legjislacionit për organizimin e tregut të produkteve bujqësore të nxjerra në bazë të kësaj kontrate A 2.1 - Përgatitja e rregullave dhe procedurave për punën që kërkon zbatimi i legjislacionit A 2.2 - Kryerja e VNT të palëve përkatëse të interesit A 2.3 - Përgatitja e programit të trajnimit A 2.4 - Zbatimi i programit të trajnimit A 2.5 - Vlerësimi i trajnimit të zbatuar REZULTATI 3 - Në Kosovë është krijuar një Sistem Informativ i Integruar Bujqësor gjithëpërfshirës, funksional dhe i menaxhuar mirë A 3.1 – Përafrimi i SIIB-it të Kosovës me Acquis Bujqësore të BE-së A 3.2 - Krijimi i sistemit të raportimit të bazuar në përmbajtjen e synuar me platformën standarde të shkëmbimit të të dhënave A 3.3 - Ndërlidhja ndërmjet sistemeve ekzistuese dhe atyre të reja A 3.4 – Statistikat A 3.5 - Krijimi/përmirësimi i SIM A 3.6 - Forcimi i FADN A 3.7 - Konsolidimi i SIIB A 3.8 - Zhvillimi i regjistrave A 3.9 - Krijimi i regjistrit qendror të MB dhe regjistrit ombrellë të regjistrave të Klientëve A 3.10 - Ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi mbi FADN, SIM dhe SIIB REZULTATI 4 - Vetëdijesim i mirë i palëve të interesit dhe publikut në lidhje me rezultatet e kësaj kontrate, në mënyrë që të bëhet i mundur zbatimi efektiv i legjislacionit të ri të nxjerrë A 4.1 - Organizimi i një eventi të fillimit A 4.2 - Puna për dukshmëri në ueb faqen e dedikuar A 4.3 - Organizimi i një fushate vetëdijesimi/informimi publik në lidhje me produktet/rrjedhojat e kësaj kontrate A 4.4 - Përgatitja, shtypja dhe shpërndarja e Manualit mbi standardet e cilësisë për pemët dhe perimet e freskëta A 4.5 - Organizimi i eventit final
REZULTATET:
Rezultati 1: Është përgatitur dhe miratuar legjislacioni kombëtar primar dhe sekondar për organizimin e tregut të produkteve bujqësore nga palët relevante të Kosovës në përputhje me rregulloret dhe praktikat përkatëse të BE-së. Rezultati 2: Janë ndërtuar kapacitete të mira institucionale për zbatimin e legjislacionit për organizimin e tregut të produkteve bujqësore të nxjerra në bazë të kësaj kontrate. Rezultati 3: Në Kosovë është krijuar një Sistem Informativ i Integruar Bujqësor gjithëpërfshirës, funksional dhe i menaxhuar mirë Rezultati 4: vetëdijesim i mirë i palëve të interesit dhe publikut në lidhje me rezultatet e kësaj kontrate, në mënyrë që të bëhet i mundur zbatimi efektiv i legjislacionit të ri të nxjerrë.