TITULLI I PROJEKTIT:

Përafrimi i edukimit me nevojat e tregut të punës - II

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Ulja e varfërisë përmes rritjes së pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përmirësimit të punësimit të popullatës

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Punësim dhe Mirëqenie Sociale

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 01/03/2019 Data e përfundimit: 28/02/2023

VLERA:

4.5 milionë euro (3.800.000.00 EUR kontribut / 0.7 M Kontribut ADA)

AGJENCIA ZBATUESE:

Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA)

PËRFITUESIT:

Përfitues të drejtpërdrejtë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), universitetet publike, Departamentet Komunale të Arsimit (DKA), shkollat AAP, Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AAK), Autoriteti i Kualifikimeve Kombëtare (AKK). Përfituesit e tërthortë: Studentë të SHM-ve dhe AAP-së, punëkërkues, sektori privat, nxënës të rritur, përfshirë gra dhe burra të ndryshëm.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Të përforcohet cilësia dhe relevanca e programeve të arsimit dhe aftësimit për tregun e punës, si dhe për të mbështetur përshtatjen e kornizës ligjore dhe mekanizmave si parakusht për rritjen e punësimit

AKTIVITETET:

1. Themelimi i zyrës së projektit në Prishtinë dhe strukturave përkatëse të menaxhimit të projektit 2. Përgatitja e vlerësimit të nevojave të tregut të punës 3. Përcaktimi i gjendjes bazë dhe treguesve 4. Organizimi dhe mbajtja e organizimit nismëtar në bashkëpunim me përfituesit e drejtpërdrejtë, donatorët etj., në nivel pune si dhe për lansimin e programit me anë të një organizimi më të madh promovues, përfshirë partnerët dhe palët e interesit, që do të mund të mbahej afër me takimin e parë të Këshillit Drejtues. 5. Organizimi i takimit të parë të KD-së, në fund të Fazës Fillestare.

REZULTATET:

ER 1: Programet e studimit në institucionet publike të arsimit të lartë shërbejnë si qendër kompetencash për industrinë dhe AAP-në. ER 2: Kualifikimet profesionale dhe standardet profesionale plotësojnë kriteret e AKK-së për vlefshmëri. ER 3: Shkollat dhe QAP-të ofrojnë programe cilësore bazuar në nevojat e tregut të punës. ER 4. Procedurat e qeverisjes lidhur me sistemin e arsimit dhe aftësimit mbështesin përafrimin e arsimit dhe aftësimit me nevojat e tregut të punës. ER 5. Ndërlidhja mes AAP-së dhe sektorit të biznesit është më e strukturuar.