TITULLI I PROJEKTIT:

Përforcimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë, si reagim ndaj Covid-19

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të mbështetet ofrimi i shërbimeve cilësore e të qasshme sociale në Kosovë, për vajzat, djemtë, gratë dhe burrat që jetojnë në situata të cenueshme, veçanërisht ato në rrezik socialo-ekonomik, viktima të dhunës, dhunës në familje ose trafikimit, të moshuarit, fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Shërbime Sociale

KOHËZGJATJA:

36 muaj (15 dhjetor 2020 - 15 dhjetor 2023)

VLERA:

4,000,000.00 euro

AGJENCIA IMPLEMENTUESE:

Save the Children Suedi

PARTNERË:

Save the Children International Kosovë

SIPËRFAQJA E MBULUAR:

Në tërë Kosovën

PËRFITUESIT:

Personat dhe familjet në nevojë: Vajzat, djemtë, gratë dhe burrat që jetojnë në situata të cenueshme, veçanërisht ato në rrezik socialo-ekonomik, viktima të dhunës ndaj grave, dhunës në familje ose trafikimit, pleq, fëmijë dhe të rritur që jetojnë me aftësi të kufizuara; Politikëbërësit dhe vendimmarrësit; Ofruesit e shërbimeve sociale; Publiku i gjerë

QËLLIMET E PROJEKTIT:

• Përforcimi i disponueshmërisë dhe qasshmërisë së shërbimeve sociale; • Përforcimi i kapaciteteve për të avancuar përshtatshmërinë, efektivitetin, efikasitetin, përballueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve sociale; • Rritja e vetëdijes së publikut të gjerë; që ata kanë të drejtë për shërbime sociale, si dhe që duhet të jenë të qasshme për të gjithë.

AKTIVITETET:

Aktivitetet në kuadër të Rezultatit 0: A0.a.5 Kryerja e studimit të gjendjes bazë për të mbledhur të dhënat, përfshirë të dhënat përkatëse gjinore, për nevojat e projektit; A0.a.8 - Përgatitja dhe shpërndarja tek palët përkatëse të projektit, e rekomandimeve, gjetjeve dhe mësimeve të nxjerra nga projekti, që mund të jenë të dobishme për planifikimin e veprimeve të ngjashme ose si kontribut në planifikimin e politikave të mbrojtjes sociale të bazuara në dëshmi; A0.a.9 - Përgatitja e raporteve të vlerësimit dhe verifikimit të shpenzimeve, si dhe ndarja e tyre me grupet relevante të interesit në projekt. A0.b.1 - Përgatitja e procedurave të komunikimit dhe dukshmërisë për projektin, që do të ndiqen nga ekipi i projektit, si dhe nga përfituesit e nën-granteve; A0.b.2 - Organizimi i takimit virtual fillestar të projektit, si dhe konferenca e përmbylljes së projektit; A0.b.3 - Përgatitja e listës elektronike për projektin, në faqen ekzistuese të internetit të Save the Children Kosova, për të ndarë informatat mbi progresin dhe aktivitetet e projektit; A0.b.4 - Përdorimi i mediave sociale për qasje, informim e komunikim me grupet e interesit të projektit, si ndarja e informatave mbi progresin dhe arritjet e projektit; A0.b.5 - Përgatitja e materialeve promovuese për projektin, duke përfshirë banderolat, fletëpalosjet, broshurat informuese dhe materialeve të tjera, siç parashihet me planin e Dukshmërisë dhe Komunikimit; A0.b.6 - Shtypja dhe shpërndarja e materialeve me shenja dalluese së projektit (fletore, stilolapsa, dosje) për punëtori, aktivitete për ngritjen e kapaciteteve dhe takime. Aktivitetet në kuadër të Rezultatit 1: A1.1.1 - Themelimi i Komitetit të Projektit për Vlerësim dhe Përzgjedhje, me pjesëmarrjen e MPMS-së, GCSFS-së, QPS-ve dhe zyrtarëve të komunës, për të siguruar proces të përzgjedhjes të përfituesve të nën-granteve që është transparent e i drejtë, në pajtim me udhëzimet e programit; A1.1.2 - Zhvillimi i udhëzimeve të detajuara të programit të nën-granteve, me kritere dhe kërkesa të qarta financimi, për mbështetjen financiare të OJQ-ve që ofrojnë shërbime sociale në Kosovë, duke iu referuar rekomandimeve dhe përvojës nga zbatimi i projektit të mëparshëm, si dhe duke marrë parasysh situatën e re emergjente në vend shkaktuar nga Covid-19; A1.1.3 - Definimi i një sistemi gjithëpërfshirës, të bazuar në tregues, për monitorimin e progresit dhe rezultateve nga mbështetja e ofruar; A1.2.1 - Shpallja e dy (2) Thirrjeve për Aplikime në mediat kryesore në Kosovë, të shtypura dhe elektronike; A1.2.2 - Organizimi i 14 seancave informuese (7 rajone x 2 raunde) në shtatë rajone e Kosovës, për të informuar aplikuesit dhe përfituesit potencialë (OJQ të licencuara dhe ndërmarrje sociale që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare) në lidhje me skemën e granteve dhe kriteret e aplikimit; A1.2.3 - Të ofrohet mbështetje financiare për së paku 45 ofrues të shërbimeve - maksimum 60.000 Euro për ofrues; A1.2.4 - Të ofrohet mbështetje teknike dhe të përforcohet kapitali njerëzor i ofruesve të zgjedhur dhe të kontraktuar të shërbimeve sociale - Përgatitja dhe ofrimi i trajnimeve për menaxhimin e ciklit të projektit, planifikimin dhe raportimin financiar, planifikimin e rrezikut dhe gatishmërinë për reagim në emergjenca, komunikimin dhe dukshmërinë e rezultateve të projektit, planifikimin strategjik dhe raportimin; A1.2.5 - Mbështetja e OJQ-ve të sapoformuara dhe atyre ekzistuese që ofrojnë shërbime sociale me ekspertizë tematike profesionale, për të rritur kapacitetet e tyre profesionale dhe tematike në ofrim të shërbimeve sociale cilësore dhe të qasshme; A1.2.6 - Përgatitja e një raporti gjithëpërfshirës me mësimet e nxjerra dhe praktikat e mira që institucionet publike mund t’i përdorin për avancimin e mbrojtjes sociale dhe shërbimeve të kujdesit familjar në Kosovë. Aktivitetet në kuadër të Rezultatit 2: A2.1.1 - Lehtësimi i procesit për zhvillimin e protokollit/programit për ndihmë dhe bashkëpunim të ndërsjellë midis QPS-ve dhe OJQ-ve (ofruesve të shërbimeve sociale) për ofrimin e përbashkët të shërbimeve sociale, me fokus tek zonat rurale dhe të largëta; A2.1.2 - Diskutim i mundësuar përmes një punëtorie për të definuar programin e shkëmbimit të ndërsjellë midis punonjësve socialë publikë dhe atyre jo-publikë, për të nxitur të mësuar më të mirë dhe shkëmbim të përvojave dhe ekspertizës; A2.1.3 - Mbështetja e QPS-ve dhe OJQ-ve për të bashkëpunuar në iniciativat e kontaktimit të jashtëm, dizajnuar për personat dhe familjet në nevojë; A2.1.4 - Mbështetja e OJQ-ve dhe QPS-ve që të organizojnë tryeza të rrumbullakëta me personat dhe familjet në nevojë, ashtu që të kuptojnë më mirë nevojat dhe të identifikojnë qasje novatore për ofrimin e shërbimeve sociale; A2.1.5 - Mbështetja e iniciativës së përbashkët hulumtuese midis MPMS-së, QPS-ve dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, me qëllim të rritjes të kapacitetit të këtyre institucioneve për të grumbulluar e analizuar të dhëna dhe statistika, me fokus të veçantë tek gratë, fëmijët. 2.2.1 - Mbështetja për OJQ-të dhe QPS-të në identifikimin e institucioneve kryesore tek të cilët referohen personat dhe familjet në nevojë, si dhe identifikimi i procesit të referimit; mbështetja për OJQ-të dhe QPS-të në vendosjen e marrëdhënieve profesionale me Qendrat e Punësimit dhe Qendrat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) për të nxitur punësimin e personave në nevojë; mbështetje për OJQ-të dhe QPS-të për të forcuar bashkëpunimin e tyre profesional me shkollat dhe kopshtet, për të përmirësuar qasjen e tyre në arsim dhe për të zvogëluar përqindjen e braktisjes së shkollës nga vajzat dhe djemtë në situata të cenueshme; A2.2.2 - Mbështetja për OJQ-të dhe QPS-të për të rritur bashkëpunimin e tyre me ofruesit e kujdesit shëndetësor, në mënyrë që të rritet qasja në shërbime mjekësore e personave dhe familjeve në nevojë; A2.2.3 - Përgatitje e Udhëzimit/Protokollit për vendosjen e një procesi funksional të referimit dhe bashkëpunimit midis ofruesve të shërbimeve sociale dhe institucioneve e agjencive kryesore publike të identifikuara. Aktivitetet në kuadër të Rezultatit 3: A3.1.1 - Organizimi dhe zbatimi i fushatës vetëdijesuese për të informuar njerëzit mbi disponueshmërinë e shërbimeve sociale, si dhe për të lehtësuar qasjen në shërbimet sociale me informata të qarta, koncize e gjerësisht të disponueshme; A3.1.2 - Prodhimi dhe shpërndarja e tri rasteve të studimit (video) për të promovuar shërbimet, për të informuar publikun për disponueshmërinë e tyre, por edhe për të ndihmuar në destigmatizimin e shfrytëzimit të shërbimeve të mbrojtjes sociale nga personat në nevojë, si dhe për të rritur vetëdijen për rëndësinë dhe nevojën e parandalimit, përfshirë parandalimin e COVID-it dhe cenueshmërive tjera, dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndaj fëmijëve; A3.1.3 - Zhvillimi i broshurave, materialeve informative, si dhe materialeve të tjera promocionale, që janë miqësore për fëmijët, si dhe shpërndarja e tyre tek fëmijët dhe prindërit përmes shkollave, kopshteve, QPS-ve, OJQ-ve, institucioneve shëndetësore dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve; A3.1.4 - Zhvillimi i një platforme miqësore për përdoruesit, fëmijët dhe gjinitë (faqe interneti e qasshme për personat me dëmtime të shikimit dhe dëgjimit) për të centralizuar informacionin dhe për të orientuar personat dhe familjet në nevojë, si dhe për të lehtësuar qasjen e tyre në shërbimet dhe beneficione publike, përfshirë informatat mbi shërbimet e ofruara nga QPS-të dhe OJQ-të; A3.1.5 - Zhvillimi i aplikacioneve mobile për iOS dhe Android për të informuar publikun në lidhje me shërbimet në dispozicion nga QPS-të dhe OJQ-të dhe për t'u ofruar përdoruesve informata të hollësishme lidhur me shërbimet, informatat për kontaktim, si dhe procesin e referimit; A3.1.6 - Konferenca Ndërkombëtare Virtuale për Shërbimet Sociale, për të këmbyer përvoja të situatës pas COVID19, si dhe për të diskutuar qasjet ndërkombëtare të rimëkëmbjes dhe rehabilitimit. A3.2.1 - Organizimi i një procesi transparent dhe përcaktimi i kritereve të kualifikimit për përzgjedhjen e ekspertëve individualë dhe përfaqësuesve organizativë që kualifikohen si pjesëtarë të SPG-së; A3.2.2 - Organizimi i një punëtorie për të përcaktuar qëllimin, objektivat dhe rolin e SPG-së; A3.2.3 - Organizimi i trajnimit për avokim të bazuar në të drejtat për anëtarët e SPG-së; A3.2.4 - Realizimi i një seminari për të përcaktuar strategjinë e avokimit dhe udhërrëfyesin për zbatimin e tij, për të mbështetur procesin e decentralizimit të sistemit të shërbimeve sociale në Kosovë. Aktivitetet në kuadër të Rezultatit 4: A4.1.1 - Organizimi dhe zbatimi i trajnimit për menaxhim, përfshirë menaxhimin strategjik dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, për menaxherët e nivelit të mesëm në institucionet përkatëse publike, përfshirë zyrtarët komunalë; A4.1.2 - Organizimi i trajnimeve për planifikimin e politikave të bazuara në dëshmi dhe metodologjinë e vlerësimit të ndikimit rregullator (VNR); A4.1.3 - Forcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve përkatës të institucioneve publike për monitorim e vlerësim; A4.1.4 - Ngritja e vetëdijes së zyrtarëve të sektorit publik për rëndësinë e të pasurit një perspektivë GESI gjatë zhvillimit të politikave dhe masave të mbrojtjes sociale; A4.1.5 - Rritja e kapaciteteve të zyrtarëve të sektorit publik në buxhetimin me bazë gjinore, si aspekt i rëndësishëm në zhvillimin e politikave dhe masave përkatëse të mbrojtjes sociale; A4.1.6 - Ofrimi i trajnimeve për Këshillin e Përgjithshëm (Trajnim i Trajnerëve) për të forcuar kapacitetet e tyre dhe për të rritur cilësinë e punonjësve socialë përmes trajnimeve të specializuara dhe të shënjestruara; A4.1.7 - Trajnimi i 200 punëtorëve të QPS-ve për planifikimin dhe buxhetimin strategjik pas miratimit të Formulës së Re të Financimit/Grantit Specifik; A4.1.8 - Ofrimi i trajnimeve për punonjësit socialë, ashtu që të ritrajnohet fuqia punëtore për të plotësuar kërkesat e nevojshme të licencimit/ri-licencimit. A4.2.1 - Përgatitja e një punimi hulumtues mbi gjendjen e shërbimeve sociale (përfshirë parandalimin) dhe reformat dhe politikat e nevojshme për periudhën e ardhshme të zhvillimit (2023 e tutje); A4.2.2 - Përfundimi i Ligjit të ri për Shërbimet Sociale dhe Familjare, bazuar në Koncept dokumentin e vitit 2019 të miratuar nga Qeveria, si dhe hartimi i udhëzimeve administrative që rrjedhin nga Ligji i ri; A4.2.3 - Zhvillimi i akteve nënligjore (5 Udhëzime Administrative) në lidhje me zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve; A4.2.4 - Finalizimi i formulës së financimit për grante specifike për ofrimin e shërbimeve sociale dhe mbështetjen e miratimit të Ligjit të ndryshuar për financimin e qeverisjes lokale; A4.2.5 - Lehtësimi i procesit të përditësimit, rishikimit dhe rivlerësimit të Standardeve të Shërbimit Social pas miratimit të Ligjit të ri për Shërbimet Sociale; A4.2.6 - Organizimi i seminarit të planifikimit strategjik me përfaqësuesit e MPMS-së për të hartuar dhe zhvilluar Strategjinë Sektoriale të radhës (2021 e tutje) që do të zëvendësojë dhe plotësojë Strategjinë Sektoriale ekzistuese; A4.2.7 - Organizimi i procesit të konsultimeve publike me përfaqësuesit e SPG-së dhe palët tjera përkatëse për të "verifikuar" relevancën e prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara strategjike; A4.2.8 - Përfundimi i Strategjisë Sektoriale, duke përfshirë treguesit dhe udhërrëfyesin për zbatim; A4.2.9 - Zhvillimi i shtatë (7) Planeve të Veprimit Komunal (2022 - 2025) për rajonet kryesore të Kosovës, që do të harmonizohen me Ligjin e ri për Shërbimet Sociale dhe Strategjinë Sektoriale, si dhe do të orientojnë planifikimin e veprimit komunal për sa i përket mbrojtjes së shërbimeve sociale.

REZULTATET:

Rezultatet e pritura: - Më se 6000 persona përfitojnë drejtpërdrejt nga shërbimet sociale të financuara; - Të paktën 45 OJQ të mbështetura me nën-grante, ku përfitojnë më shumë se 6000 anëtarë të familjeve nga grupet e cenueshme; - 150 ofrues të shërbimeve sociale përfitojnë nga pesë module të mbështetjes teknike të ofruara për OJQ-të; - Më se 200 punonjës të sektorit publik të trajnuar, me kapacitete të përforcuara për ofrimin e shërbimeve sociale; - 40 Qendra për Punë Sociale në 38 komuna përfitojnë nga modulet e mbështetjes teknike të përshtatura për forcimin institucional; - Më se 5000 njerëz mësojnë për disponueshmërinë e shërbimeve sociale dhe rrjeteve të ofruesve të shërbimeve; - Më se 1000 njerëz në nevojë kanë qasje në platformën elektronike të shërbimeve sociale.