TITULLI I PROJEKTIT:
Përmirësimi dhe rritja e prodhimit të vezëve në Kosovë
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.
VENDI:
Ternave, Podujevë, Prishtinë
SEKTORI:
Bujqësi
KOHËZGJATJA:
24 muaj (1 shkurt 2020 - 31 janar 2022)
VLERA:
Gjithsej: 352,058.61 € ; Kontributi i BE-së (65%)
PËRFITUESIT:
Grupi i shënjestruar: Valbona SH.P.K. Pronarët, punonjësit aktualë; punonjës të rinj, kompani ndërtimi; Përfituesit fundorë: konsumatorët e vezëve në Kosovë e BE, sektori i shpendëve në Kosovë, agroindustria e Kosovës, tregtarët e inputeve, industria e përpunimit të mishit, shitësit me pakicë, shitësit me shumicë, autoritetet tatimore lokale, zbutja e ndotjes së mjedisit etj.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Synon të rrisë kapacitetet e pulave vojse, cilësitë, efikasitetin e prodhimit të vezëve, përmirësimin e mjedisit, mirëqenien e kafshëve, higjienën dhe standardet e sigurisë ushqimore.
AKTIVITETET:
- Investimi në pajisje të reja për rritjen e kapaciteteve, cilësisë dhe efikasitetit të prodhimit: Ndërtimi i objekteve të reja të fermës 600 metra katrorë konstruksion metalik (9,000 pula vojse, pajisje për grumbullimin e vezëve, sistem ventilimi, largim automatik i plehut organik, transport automatik i ushqimit); - Izolimi i objekteve ekzistuese për reduktimin e konsumit të energjisë (kosto më e ulët e energjisë); - Investimi në pajisje për rritjen e shpendëve për 7,000 zogj pulash; - Investimi në makineri për prodhimin dhe ruajtjen e ushqimit: 2 silose me kapacitet 26 MT/secila dhe shirita bartës për të transportuar ushqimin nga siloset deri tek kotecat e pulave - duke zvogëluar nevojën për fuqi punëtore; - Traktor me pajisje përcjellëse, - Investim në klasifikimin dhe vulosjen e produkteve të vezëve; - Zbatimi i standardeve të Higjienës dhe Sigurisë Ushqimore (HACCP) si dhe certifikimet (është e detyrueshme për ndërlidhjet e eksportit dhe biznesit (kontraktimi në tregje ndërkombëtare, shitësit me pakicë vendas, shitësit me shumicë, etj.); - Investimi në përmirësimin e standardeve të mjedisit dhe mirëqenies së kafshëve;
REZULTATET:
- Rritja e të ardhurave vjetore me 100%; - Pas zbatimit të Veprimit, 23 punonjës të rinj - Rritja e shitjeve totale në 2022 në 320,000 EUR; hisja me 30% në tregun e BE-së; - Kapaciteti i prodhimit të vezëve për vitin 2022 - 6.5 milionë vezë; - Përveç kësaj, 9,000 pula vojse gjithsej pas Veprimit - 20,000 pula vojse; - Higjena e Përmirësuar, me standarde të cilësisë të zbatuara - certifikimi HACCP - certifikimet me licencë eksporti nga AVUK;