TITULLI I PROJEKTIT:

Përmirësimi i konkurrencës dhe rritja e atraktivitetit për tregjet e jashtme përmes certifikimit dhe mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale (IP)

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Përmirësimi i konkurrencës së kompanisë përmes mbrojtjes ligjore të produkteve tona dhe rritja e atraktivitetit përmes certifikimit, për zgjerim drejt tregjeve të jashtme.

VENDI:

Në gjithë Kosovën

SEKTORI:

Zhvillim ekonomik

KOHËZGJATJA:

12 muaj. Data e fillimit: 15/10/2020 - Data e përfundimit: 14/10/2021

VLERA:

79,000.00 Euro, kontributi i BE-së 40,290.00 Euro

AGJENCIA ZBATUESE:

LabBox sh.p.k.

PËRFITUESIT:

LabBox sh.p.k.

OBJEKTIVAT SPECIFIKE:

Objektiva specifikë të këtij veprimi janë: • Sigurimi i Certifikatave CE dhe FCC për tregun evropian, respektivisht tregun amerikan, për t’i mundësuar kompanisë të krijojë kanale të reja të shitjes dhe shpërndarjes, e rrjedhimisht të rrisë shitjet në tregun e Kosovës dhe ata ndërkombëtarë. • Mbrojtja e produkteve tona dhe përmirësimi i konkurrueshmërisë përmes sigurimit të mbrojtjes së pronësisë intelektuale (IP). • Ofrimi i produkteve cilësore të cilat simulojnë të menduarit krijues dhe inovacionin , duke reduktuar hendekun gjinor në sektorin e TIK-ut në Kosovë.

REZULTATET:

Rezultatet e pritura janë: • Certifikimi CE për të përmbushur kërkesat e BE-së për sigurinë, shëndetin dhe mbrojtjen e mjedisit që mundëson që produktet tona të jenë të pranishme në tregjet evropiane; • Certifikimi FCC për të vërtetuar se ndërhyrja elektronike nga produktet tona është nën kufijtë e miratuar nga Komisioni Federal i Komunikimeve, gjë që mundëson hyrjen e produkteve tona në tregun e SHBA-së; • Mbrojtja ligjore e produkteve tona; • Krijimi i 3 vendeve të plota të punës në proceset e certifikimit dhe mbrojtjes së PI-së, duke kontribuar në sektorin e TIK-ut në Kosovë; • Linjë e brendshme prodhimi si dhe zgjerimi e përmirësimi i produkteve tona për tregjet e brendshme dhe të jashtme.